Dashi – Forcës suaj të bindjes do e keni të vështirë t’i rezistoni sot, por të paktën përpiquni që të mos e përdorni vetëm për qëllime vetjake. Hëna e plotë ju paralajmëron se mund të humbi miq nëse injoroni kërkesat e tyre teksa kënaqni tuajat.

Demi – Ditët e ardhshme do të jenë të mbushura me lumturi dhe gëzim për ju. Por sëbashku po ashtu mund të vijnë probleme duke qenë se jo të gjithë ndajnë entuziazmin tuaj.

Binjakët – Do ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm sot. Të paktën një person nuk do të jetë i kënaqur me vendimin që do të merrni. Megjithatë, nuk ka kthim pas. Ka të bëjë me arsyen, jo me pasionin.

Gaforrja – Ngjarjet që do të ndodhin ditët në vazhdim do japin përgjigje për shumë pyetje që keni pyetur prej kohësh. Pyetja e vetme që duhet të bëni sot megjithatë është se çfarë do të bëni me atë person që refuzon të pranojë se është gabim? Asgjë. Jepini mundësinë të dështojë.

Luani – Mos shpenzoni më shumë kohë dhe energji me dikë me të cilin nuk shkoni mirë. Ai/ajo nuk ka nevojë për ju dhe ju nuk keni nevojë për të, kështu që të gjithë mund të jetojnë të lumtur.

Virgjëresha – Javën në vazhdim do të keni një ide më të qartë se çfarë mund të bëni për të përmirësuar karrierën tuaj dhe vendin tuaj në botë. Sot megjithatë do të keni nevojë për ndihmën e një shoku apo të dashuri.

Peshorja – Përpiquni të jeni i durueshëm me dikë që duket i vendosur të pranojë se më e keqja do të ndodhë, kur në fakt të gjitha shenjat tregojnë një drejtim pozitiv. Nëse mundeni përpiquni t’i bindni, por mos shtyni më shumë se duhet.

Akrepi – Një çështje që ju ka shqetësuar prej javësh, e madje muajsh, tashmë do të dalë në shesh dhe më në fund mund ta trajtoni. Nëse në lojë përfshihen edhe paratë e të tjerëve, sigurohuni që edhe ata të kenë fjalën e tyre. Ata ju duhen t’i keni në anë.

Shigjetari – Duhet t’i jepni fund diçkaje në jetën tuaj. Mund të ketë qenë kënaqësi një herë e një kohë, por tani ajo gjë po ju pengon të bëni gjëra më interesante. Mos lejoni që emocionet t’ju drejtojnë në jetën tuaj.

Bricjapi – Gjëja më e rëndësishme sot është që të tjerët të mos kujtojnë se po i përdorni për qëllimet tuaja egoiste. Nëse të tjerët ju ndihmojnë me diçka, atëherë jini të hapur duke ofruar edhe ndihmën tuaj.

Ujori – Dëgjoni me kujdes zërin e zemrës suaj sot. Nëse ka kundërshti me ato që thonë miqtë tuaj, atëherë janë ata që e kanë gabim. Vazhdoni të dëgjoni zërin e brendshëm.

Peshqit – Edhe nëse mendoni se është vështirë të jesh i sinqertë me njerëzit sot, të paktën jini të sinqertë me veten. Është e qartë si kristali se projektet në punë nuk po ecin si duhet dhe ju duhet ta rimendoni të gjithë situatën. A mund të shpëtohet? Gjithçka është në dorën tuaj./tvklan.al