Dashi-Qëndroni pozitivë edhe nëse lidhja aktuale nuk funksionon siç duhet. Partneri/ja nuk ua kthen ndjenjat në të njëjtën mënyrë. Është koha për të lëvizur para pa lënduar njeri. Takoni njerëz të rinj. Me qëndrimin pozitiv, mund të takoni një person të ri. Ju presin surpriza.

Demi-Zgjeroni aktivitetet që bëni sëbashku me partnerin/en. Ndërmerrni disa udhëtime. Bëni gjëra që i pëlqejnë personit të zemrës. Ata që janë të martuar do të diskutojnë për fëmijët.

Binjakët-Duhet të merrni disa vendime të vështira në lidhje me dashurinë. Është koha më e mirë për t’i marrë ato vendime. Do të vendosni nëse doni të lini eksperiencat që t’ju forcojnë ose të shkatërrojnë vetëbesimin. Mënyra si e interpretoni të shkuarën do të ketë ndikim të madh tek vendimet.

Gaforrja-Mundohuni që të bisedoni me partnerin/en. Nuk keni folur prej një kohe të gjatë pasi keni qenë duke e marrë lehtë lidhjen. Është koha që sëbashku të shkoni në një vend dhe t’ia hapni zemrën njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë edhe lidhja do të bëhet më e fortë.

Luani-Edhe pse jeni të sinqertë dhe shumë punëtorë nuk do t’i arrini ato që dëshironi sot. Është e rëndësishme që të shmangni konfliktet në punë. Mos investoni. Sot është dita për t’u relaksuar me miqtë.

Virgjëresha-Jeni munduar që të komunikoni butësisht, por janë disa njerëz që ju lenë të vazhdoni në këtë mënyrë. Kjo mund të shkaktojë disa skena dramatike në punë sot. Këndvështrimet tuaja do të shikohen kundër përfitimit të organizatës ku bëni pjesë. Kështu që më mirë qëndroni të qetë dhe lërini të tjerët të vazhdojnë.

Peshorja-Është një ditë shumë e zënë. Do të keni disa takime. Edhe pse do të mundoheni me gjithë shpirt t’i përfundoni sot të gjithë këto angazhim kjo nuk do të jetë e mundur. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

Akrepi-Njerëzit do të mundohen t’iu hedhin poshtë sepse po lëvizni përpara. Mos u fusni në debate. Lini punën të flasë për ju. Vazhdoni të bëni punë të mirë, ruani harmoninë me kolegët.

Shigjetari-Në fillim të ditës mund të jeni të hutuar. Pjesa tjetër do të kalojë më e qetë. Mund të takoni disa miq për të kaluar mirë sëbashku. Mundohuni të kontrolloni luhatjet që keni me humorin.

Bricjapi-Prej disa kohësh jeni të shqetësuar me punën dhe karrierën. E keni neglizhuar familjen ose lidhjen romantike për beqarët. Është koha për t’u kushtuar këtyre gjërave më shumë vëmendje. Përndryshe do të keni probleme në të ardhmen.

Ujori-Jeni aventurierë dhe në këtë mënyrë keni marrë riskun për një takim dashurie me një person që nuk e njihni. Do të rezultojë takim i sikletshëm. Një person tërheqës dhe i zgjuar do t’ju rrëmbejë së shpejti zemrën.

Peshqit-Jeni plot energji sot. Dilni jashtë me miqtë. Dita do të jetë relaksuese dhe pa presione. Ka shumë mundësi që të bëni para sot. Megjithatë hidhjani një sy edhe shpenzimeve që po bëni./tvklan.al