Dashi- Fjalët kanë shumë rëndësi për ju kështu që mos i përdorni lehtë. Jeni zhytur në mendime se si të trajtoni të tjerët. Nuk është mirë që të mbani inate dhe urrejtje për të tjerët.

Demi- Yjet për ju duken shumë pozitiv, por kujdes, nuk keni pse të kërkoni me çdo kusht të bëni ju “pararojën”. Një problem i vogël në punë duhet të zgjidhet me durim dhe maturi.

Binjakët- Sot do të jetë një ditë e mirë dhe është momenti i duhur për t’u argëtuar me miqtë tuaj, familjarët apo njeriun e zemrës. Vishuni bukur dhe dilni të kaloni momente të këndshme. Do të jeni një bisedues i mirë dhe shumë shoqëror me të tjerët.

Gaforrja- Sektori i punës, biznesit apo i aktivitetit ekonomik në përgjithësi duket se do të jetë më i favorizuari, duke pasur parasysh vendosjen e planetëve në orbitat përkatëse.

Luani- Sot mos bëni sjellje të nxituara, sepse kjo mund t’ju bëjë të merrni vendime të gabuara. Me rëndësi është të vendosni sot, por gjërat merrini shtruar. Në ambientet e punës mundohuni të përkushtoheni më shumë dhe të mos e teproni me pushimet e kafes.

Virgjëresha- Disa nga të afërmit tuaj do të kenë nevojë për këshillën tuaj. Ndoshta mund t’ju kërkojnë ndihmë që herët në mëngjes, mos nguroni edhe në qoftë se ju nuk doni të flisni, kujtoni që kur ju keni pasur nevojë ju kanë ndihmuar. Në fushën e dashurisë parashikohen momente të qeta. Shëndeti i mirë, por tregoni kujdes për veten.

Peshorja- Shumë njerëz do të flasin sot, por është në dorën tuaj të zgjidhni nëse do t’i dëgjoni ose jo. Më së shumti do të jenë thashetheme dhe ju nuk do të dëshironi të përfshiheni fare. Refuzoni dhe shmangni gjithçka që nuk ju duhet.

Akrepi– Nuk duhet të bëheni egoist, sot është dita që të mendoni për të tjerët. Në lidhje me një projekt që po bëni, kërkoni ndihmën e miqve. Me bashkëpunim, gjërat realizohen më mirë dhe rezultatet do të jenë më të favorshme.

Shigjetari- Miqësi të reja në horizont paraqiten për ju gjatë kësaj dite. Një person i njohur mund të bëhet i domosdoshëm për të ardhmen tuaj. Kushtojini vëmendje çdo veprimi të personave që ju rrethojnë.

Bricjapi- Sot do të keni mbështetjen e Mërkurit dhe të Afërditës, e për rrjedhojë do të keni rezultate shumë pozitive si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental.

Ujori– Qëndroni larg problemeve ku përfshihen miqtë tuaj apo familjarët, pasi nuk kanë lidhje fare me ju. Nëse ju vendosni të ndërhyni në mes, mund të përfundoni duke fajësuar veten pa asnjë arsye.

Peshqit- Kohët e fundit keni humbur optimizmin për të përballuar problemet e së kaluarës. Ajo që duhet të bëni është të tregoheni më shumë të vendosur dhe të shikoni nga e ardhmja. /tvklan.al