Dashi – Sa më shumë që njerëzit do të përpiqen t’ju fusin shkopinj nën rrota, aq më i vendosur do të jeni për të ruajtur kontrollin. Rezistenca juaj kokëfortë mund të vlejë.

Demi – Jeni në humor për aventura për momentin, çka është diçka tepër e mirë, por kujdesuni që të mos merrni rreziqe të panevojshme.

Binjakët – Gjëja e vetme nga e cila duhet të keni frikë është vetë frika. Thojani këtë vetes gjithnjë e më shpesh derisa t’ju ngulitet në mendje. Mos u shqetësoni se diçka mund të shkojë keq.

Gaforrja – Sigurohuni për ato që flisni sot, pasi nëse thoni gjëra që nuk mund të mbështeten në fakte të tjerët mund të bëjnë që ju të dukeni keq. Nuk është turp të pranosh se nuk di gjithçka.

Luani – Keni talente shumë më tepër se njerëzit që ju rrethojnë, por planetet thonë se nuk po i përdorni. Gjeni gjëra që ju frymëzojnë.

Virgjëresha – Sot do të përpiqeni t’i fshihni ndjenjat tuaja, por me shumë gjasa nuk do t’ia dilni. Diçka ju ka zemëruar aq shumë sa nuk mund të bëheni emocionalë.

Peshorja – Përpiquni të mos jeni agresivë sot, edhe nëse zemërimi juaj është i justifikuar. Një reagim i nxituar mund të mërzisë shokët apo anëtarët e familjes tënde dhe ata nuk do t’ju falin shpejt.

Akrepi – Do të bëni diçka që nuk jeni të detyruar ta bëni dhe që nuk ua kërkon njeri, por nuk do të vlerësoheni për këtë gjë. Nuk ka asnjë problem, por duhet të kuptoni se nuk duhet të ndihmoni të tjerët vetëm për vlerësime.

Shigjetari – Mund të ndiheni i zënë në kurth nga obligimet tuaja, por planetet ju këshillojnë se nuk mund të bëni asgjë për t’i shmangur aktualisht. Ajo që mund të bëni është të ndryshoni sjellje dhe të bëni punën tuaj me gëzim. Kjo do t’ju ndihmojë.

Bricjapi – Me ndikimin e Saturnit dhe Diellit në shenjën tuaj, nuk ka asgjë që ta vendosni në mendje dhe të mos e bëni. Gjithçka ju duhet është një plan i mirë. Niseni me hapa të vegjël.

Ujori – Nuk keni mungesa këshillash për momentin, gjithkush duket se e di se çfarë duhet të bëni. Mos i dëgjoni. Ju tashmë e dini se çka është më e mira për ju.

Peshqit – Nëse ajo që duhet t’i thoni një miku apo një anëtari të familjes mund t’i lëndojë, mos u ndjeni keq. Dikush duhet t’ua thotë se ata po bëjnë gabim. Ata do t’ju falenderojnë një ditë./tvklan.al