Dashi-Kushtojini më shumë vëmendje anës shpirtërore, mos e lini pas dore. Duhet t’i jepni më shumë rëndësi ëndrrave dhe dëshirave që keni.

Demi-Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë kritikë të ashpër që mund t’iu ketë bërë. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të arsyeshëm.

Binjakët-Të dashuruarit do të përballen me pengesa ditën e sotme. Do të përjetoni tensione dhe do të jeni të pavendosur. Në punë lajmi i ardhshëm që do të merrni do t’iu ndihmojë të kuptoni çfarë po bëni.

Gaforrja-Një miqësi e vjetër mund të kthehet në diçka më shumë. Nuk është diçka që do të kalojë pa ju tronditur dhe ndoshta do t’ju duhet kohë për t’u mësuar me idenë. 

Luani-Lërini mënjanë aventurat në çift gjatë kësaj dite sepse nuk do jetë koha më e përshtatshme. Mundohuni të ruani një komunikim të mirë dhe të tregoheni të sinqertë. Financat do stabilizohen. Më në fund mund të rini të qetë në këtë sektor.

Virgjëresha-Nëse kohët e fundit keni përjetuar situata të rënda, sot do të gjeni pak qetësi. Grindjet do t’i lini prapa krahëve dhe do të shijoni këtë ditë. Në punë duhet të jeni optimist, fati në anën tuaj ju lejon të bëni një hap të madh përpara.

Peshorja-Puna në të cilën keni gjithë këto kohë që investoni më në fund mund të sjellë shpërblimin që shpresonit. Do të ndiheni mjaft krenar për veten dhe plot vetëbesim dhe arsyet nuk mungojnë. Mos e lini pa e festuar këtë ditë, e meritoni!

Akrepi-Ditë shumë e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Momentet e lumtura do jenë të shumta kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë. Financat do kenë probleme. Nuk do mendoheni aspak para se të kryeni shpenzimet sepse do doni vetëm t’i bëni qejfin vetes suaj.

Shigjetari-Për të dashuruarit, sot do të përjetoni emocione të reja dhe parashikohet një ditë pozitive. Në pune do të stimuloheni nga mundësitë e reja që do t’ju vijnë. Bëni zgjedhjen më të përshtatshme.

Bricjapi-Biseda që kanë lidhje me punën apo të ardhurat do të sjellin mundësi të reja që nuk do të lini pa i shfrytëzuar. Dhe nuk bëni keq, pasi është momenti i duhur për të menduar se si të bëni më shumë para.

Ujori-Ditë paksa e tensionuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni mjaft me atë që keni në krah dhe nuk do bini dakord për disa lloj temash. Respektojeni mendimin e tjetrit. Në planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse do keni probleme të mëdha më vonë.

Peshqit-Ata që janë në një lidhje do kenë me të vërtetë nevojë për qetësi sot. Mundohuni ta vlerësoni më shume atë që keni në krah dhe flisni hapur për gjithçka. Në planin financiar duhet të ndiqni një disiplinë strikte dhe të ulni sa të mundni shpenzimet. Operacionet e mëdha financiare lërini për më vonë./tvklan.al