Dashi – Sot do të jeni të mbushur plot me dashuri dhe do të rrethoheni nga njerëz që ju duan. Do të doni të shpenzonit më shumë kohë me miqtë tuaj, por jeni duke përfunduar projektin e ëndrrave të tuaja. Bëni dhe pak durim.

Demi –Partneri do ju mirëkuptojë në të gjithë vendimet që do të merrni. Mos u bëni pesimistë, por shikojeni gotën plot. Nuk duhet të humbisni shpresat, gjërat e bukura vinë kur nuk ja u merr mendja.

Binjakët – Sot do të jeni më në qendër të vëmendjes se kurrë. Në punë do të ndiqni një strategji të mirë të cilën të gjithë do ja u kenë zili. Në mbrëmje do të kaloni momente shumë të bukura me miqtë.

Gaforrja – Sot të dashuruarit do ti tregojnë sërish njëri-tjetrit dashurinë e tyre. Ka ardhur koha që të mos dyshoni më në qëllimet e pjesëtarëve të familjes. Është koha për të bërë ato që ju ndjen zemra.

Luani – Orët e gjata që keni shpenzuar u ka ardhur fundit. Marrëdhënia juaj në çifti do të jetë e qëndrueshme dhe do të jeni shumë romantik. Shmangni një konfrontim me njerëzit rreth jush, sidomos me fqinjët.

Virgjëresha – Një kthesë 360 gradë do të ndodhë në marrëdhënien tuaj dhe kjo doi bëjë gjërat më të bukura. Nëse deri dje ishit të dëshpëruar, sot gjithçka do të ndryshojë.

Peshorja – Për çdo çështje ekziston një zgjidhje.  Duhet të keni më besim në vetvete dhe të mendoni se gjithçka do të marrë zgjidhje. Në gjysmën e ditës do të merreni vetëm me kërkimin e detajeve të reja.

Akrepi –Sot do të rrezatoni mirësi kudo që të shkoni. Hapini zemrën partnerit tuaj dhe do të keni mbështetjen e tij. Jini më socialë me njerëzit që ju shoqërojnë, përveçse do të merrni vetëm të mira, asnjë gjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Shigjetari – Mos u nxitoni në vendimet që do merrni sot. Medalja ka dy anë, prandaj merrni anën pozitive, pab u marrë me detajet. Bëni kujdes me shëndetin, mos e neglizhoni një takim më doktorin.

Bricjapi – Marrëdhënia juaj në çift është duke shkuar drejt fundit, ose sqaroni telashet në të cilat jeni përfshirë, ose jepini drejtim. Ju keni aftësi të mëdha bindese për ti bërë të tjerët për vete.

Ujori – Sot do të merrni lajme shumë të mira. Do të fokusoheni gjatë gjithë ditës në punë. Nëse do të përpiqeni të zbuloni mënyra të reja për të arritur sukses kjo është dita e duhur.

Peshqit – Keni menduar se nuk keni fat, por sot do të ndodhë e kundërta. Një ditë progresive kur bëhet fjalë për biznes. Në mbrëmje do të argëtoheni dhe do të keni atë që dëshironi.

/tvklan.al