Dashi-Sot do të keni mundësinë që të thelloheni në të gjithë gjërat që normalisht eksploroni. Dyer që kanë qenë mbyllur për ju do të hapen. Njerëzit do të kuptojnë dëshirat tuaja dhe nuk do të kenë frikë të përballen me ju. Duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme në fund të ditës.

Demi-Ju dhe personi i zemrës mund të qetësoheni dhe të argëtoheni sot. Keni mundësi që të kaloni një ditë të qetë. Dilni jashtë dhe bëni atë që doni. Të dy shijoni së bëri gjëra sëbashku. Sekretet mund t’i diskutoni më vonë, ndërsa për momentin mundohuni të shijoni ditën.

Binjakët-Keni mundësinë që të tregoni se përtej personit që shfaqet, përbrenda ndodhet një fëmijë i vogël që po pret të dalë dhe të argëtohet. Çdo person ka nevojë që për një moment ta largojë seriozitetin dhe të përshtatet me situatat.

Gaforrja-Njerëzit mund t’ju japin mundësinë e madhe që të qeshni dhe të argëtoheni sot. Keni mundësi që të ndërveproni me një person që do t’iu duket tmerrësisht shumë argëtues. Çdo gjë mund të ndodhë. Mund të filloni të ndjeni flutura në stomak.

Luani-E sotmja është një ditë që përfaqëson idenë e parajsës në tokë. Do të jeni në gjendje perfektë për të shijuar çdo gjë. Nëse do të shkoni në një festë mundohuni që të visheni si gjithmonë.

Virgjëresha-Shpeshherë ngacmoni veten dhe partnerin që të arrini tek mundësia që doni. Mirëpo kjo mund të ndikojë për keq nesër. Megjithatë të sotmen keni për ta shijuar dhe nuk do t’ju interesojë shumë çfarë ka ndodhur.

Peshorja-Sot do të arrini të kënaqni partnerin me ushqimin. Të dy e shijoni shumë kohën që kaloni sëbashku duke ngrënë. Mund ta përdorni këtë natë për të krijuar pak nostalgji romantike. Do të jenë momente që nuk do të harrohen kurrë.

Akrepi-Energjia e ditës do t’ju nxisë t’i thoni vetes disa gjëra vetes tuaj. Nëse keni kërkuar për një lidhje speciale atëherë ka ardhur momenti të tregoheni të shkathët.

Shigjetari-Nëse keni qenë pa humor me personin e zemrës kohët e fundit, kjo nuk ka për të ndodhur sot. Keni për të qenë partneri më i mirë në botë. Keni një mundësi të jashtëzakonshme për ta treguar këtë pavarësisht gjithë të këqijave. Kushtojani këtë natë shpirtit binjak. Dhurata, gatim, veshje dhe në fund shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Bricjapi-Kjo është një nga ato ditë që ju i dashuroni. Sëbashku me partnerin keni për të kaluar ëndrrat më të egra. Është një natë që mund ta harxhoni në luks. Kaloni sa më bukur dhe shijojeni.

Ujori-Fatkeqësisht nuk keni asgjë speciale për të bërë, por duhet të gjeni diçka. Gjeni një person si vetja. Kështu do të harroni të gjitha zakonet tuaja dhe do të filloni të ndjeni flutura në stomak. Shijojini gjërat sot sepse nesër mund të ktheheni përsëri në të njëjtën gjendje.

Peshqit-Kur shkoni në limite mos i lini të tjerët që të mendojnë se ku ju sollën. Sot do të keni aventura të mëdha romantike. Do ta dëshironi të gjithë lojën që po bëhet pasi në fund të fundit ju bën mirë për veten. /tvklan.al