Dashi- Sot yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet që të jetë përgjithësisht e mirë. Edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim, kështu që parashikohet ditë pozitive edhe në aspektin sentimental.

Demi- Yjet sot nuk ju favorizojnë, prandaj është mirë që të mos ndërmerrni iniciativa që mund të përbëjnë rrezik. Edhe jeta sentimentale nuk do të jetë aq e favorizuar.

Binjakët- Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë një ditë të qetë. Do të jeni bashkëpunues me partnerin dhe do të ndihmoni njëri-tjetrin. Në planin financiar nuk do të keni probleme.

Gaforrja– Sektori i punës do të jenë energjik dhe do të duhet t’i kushtoni gjithë vëmendjen tuaj. Nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësi.

Luani- Ata që janë në një lidhje sot do të bëjnë gjërat ndryshe nga zakonisht dhe do të përjetojnë emocione të veçanta. Në aspektin financiar, të ardhurat do të jenë të mira kështu që do të keni mundësi të bëni disa investime më shumë.

Virgjëresha- Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një Hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja– Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë premtuese. Do të provojnë gjëra të reja dhe kënaqësitë do të jenë të pafundme. Sa i përket financave, do të dini si të kujdeseni dhe nuk do t’ju dalë asnjë vështirësi.

Akrepi- Ata që kanë pasur probleme në çift, sot do të kenë mundësinë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur problemet. Në aspektin ekonomik do të duhet të punoni më shumë që gjendja të stabilizohet.

Shigjetari- Jeta në çift nuk do të ketë probleme gjatë ditës së sotme. Do të keni mundësinë të flisni edhe për tema delikate. Financat do të jenë të qëndrueshme.

Bricjapi- Edhe pse nuk parashikohet ndonjë  ditë e shkëlqyer, në përgjithësi do të keni mbështetjen e yjeve. E vetmja “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë melankolikë dhe nervozë.

Ujori– Çiftet do të kalojnë një ditë pozitive nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe do të kuptohen me partnerin për gjithçka. Sa i përket financave, duhet të tregoheni sa më vigjilentë që të mos e teproni me shpenzimet.

Peshqit- Sot do të ndiheni të përtuar dhe pa dëshirë për të punuar. Kjo për shkak të Marsit që do të ketë ndikim negativ. Sa i përket financave, nuk do të keni probleme. /tvklan.al