Dashi– Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Në punë do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund merrni një lajm të mirë. Edhe për sa i përket financave do të arrini të gjeni një balancim me të ardhurave dhe shpenzimeve.

Demi– Duhet të jeni shumë të duruar pasi do të përballeni me shumë sfida gjatë ditës së sotme. Duhet të tregoni shumë kujdes kur të komunikoni me kolegët në punë, pasi mund t’iu marrin për keq çdo fjalë.

Binjakët– Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës së sotme. Do kërkoni që të qëndroni vetëm dhe do grindeni me familjarët. Për sa i përket financave mund të keni disa probleme të vogla.

Gaforrja– Do të jeni shumë energjik sot dhe do të kërkoni sfida të reja. Në punë gjithçka do të shkojë mirë, pasi ju do të jeni në gjendje që të mbyllni në kohë të gjitha detyrat që u ngarkohen.

Luani– Gjatë gjithë ditës do të jeni shumë të zënë me punë dhe do të shtyni për më vonë takimet me miqtë. Kjo mund të ndikojë në marrëdhënien me ta, pasi do të mërziten shumë me ju dhe do t’ua shpreheshin këtë gjë.

Virgjëresha– Çdo gjë do të keni nën kontroll. Edhe detajet më të vogla do të shihen prej jush dhe kjo mund t’u krijojë probleme. Për sa i përket financave nuk do të keni shumë fat, pasi mund të keni shumë shpenzime sot.

Luani– Do të keni shumë probleme shëndetësore sot dhe mund të shkoni tek mjeku. Duhet që të keni shumë kujdes sot, pasi mund të keni probleme dhe në punë. Për të dashuruarit mund të ketë një lajm të mirë.

Akrepi– Një ditë e lumtur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të kaloni shumë kohë me familjen dhe miqtë. Për sa i përket anës financiare mund të keni disa probleme të vogla që do t’i zgjidhni shpejt.

Shigjetari– Hëna do të jetë në anën tuaj sot dhe mund t’iu ndihmojë që të kaloni disa sfida me të cilat do të përballeni. Në punë do të kaloni një ditë të qetë dhe do të zgjidhni problemet e krijuara ditët e fundit.

Bricjapi– Do të përballeni me disa sfida sot, por fal aftësive të tuaja do të dilni fitimtar. Në punë do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të përfundoni në kohë të gjitha projektet që u janë ngarkuar nga eprorët.

Ujori– Do të jeni shumë të pakënaqur sot dhe do të kërkoni të largoheni nga puna. Duhet të mendoheni mirë përpara se të merrni këtë vendim, pasi nëse veproni në gjaknxehtësi e sipër mund të keni probleme.

Peshqit– Do të jeni shumë energjik sot dhe mund të përmbyllni në kohë të gjitha detyrat që u janë ngarkuar nga eprorët në punë. Në familje do të keni disa probleme, pasi mund të keni mosmarrëveshje për financat./tvklan.al