Dashi – Sot do të do të jeni shumë emocionalë. Në fillim të ditës do të ndiheni të lodhur dhe melankolik por më pas gjithçka do të ndryshojë, pasi është kalimtare. Ndonjëherë është mirë të dëgjoni zemrën.

Demi – Një ditë e mbushur me takime ku do të njiheni me njerëz të rinj do të jetë kjo e sotmja. Nuk është çudi që të takoni dhe njeriun e zemrës, pasi takimet do të jenë shumë premtuese. Bëni kujdes në punë.

Binjakët – Lëreni veten të lirshme dhe mos u ngurtësoni me partnerin. Minimizoni sjelljen e sertë dhe ofroni sa më shumë dashuri për njerëzit tuaj të zemrës. Filloni të vlerësoni dhe të doni më shumë ato që keni arritur deri më sot.

Gaforrja –Mos u befasoni nga ato që do të mësoni sot. Ëndrrat tuaja mund të marrin një tjetër drejtim. Merrni këshilla nga miqtë tuaj dhe do reflektoni menjëherë lidhur me situatat që do të gjendeni. Puna do të jetë në qendër të fokusit tuaj.

Luani – Sot nuk do të jeni në humor, pasi do i riktheheni të kaluarës dhe do mendoni për dashurinë e humbur. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të jetoni të tashmen dhe ti kushtoni dashuri njerëzve që ju rrethojnë.

Virgjëresha –Nëse kohët e fundit lidhja juaj në çift ka pasur probleme serioze, sot mund të merren vendime për ndarje përfundimtare. Ne fakt nga njëra ane kjo është më mirë pasi do sjellë qetësi.

Peshorja –Mos u tregoni impulsivë sot ju të dashuruarit sepse mund të bëni disa gabime të pafalshme dhe nuk do ktheheni dot mbrapa. Do keni mbështetjen e miqve dhe të familjes.

Akrepi –Dita e sotme do jete përgjithësisht e mirë për juve që jeni në një lidhje. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Kujdes me shpenzimet. Nga sjellja e sotme do varet e ardhmja.

Shigjetari –Do i qëndroni besnikë partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse do jenë të shumtë personat që do iu joshin dhe do ju bëjnë oferta të jashtëzakonshme.

Bricjapi–Disa gjëra do t’ju shkojnë shumë më mirë nga sa i mendonin. Kujdes duhet treguar pak më shumë në punë sepse këto kohë keni kaluar disa periudha jo të mira.

Ujori–Probleme të vogla priten, të ndodhin sot. Ndër to futet dhe shëndeti sepse keni pasur disa shqetësime kohët e fundit. Lodhja dhe stresi  do ju shfaqet tani dhe bëni mirë të pushoni disa ditë.

Peshqit–Reflektimi do të jetë prioritet të peshqit sot. Nëse gjeni përgjigje të vetja jua, çdo gjë do të jetë më ë lehtë. Nëse nuk shpenzoni më tepër sa ju duhet vërtetë financat tuaja nuk do të kenë probleme./tvklan.al