Dashi- Nuk do të jetë një ditë në ritmin e duhur. Do të përballeni me probleme në sferën profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë e mbushur me ulje-ngritje.

Demi- Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet. Me gjasë mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por është momenti të bëni shpenzime të kota. Sa i takon ndjenjave, situata është e tensionuar.

Binjakët- Kjo e enjte do të jetë ditë pozitive në fushën e ndjenjave. Mjaft të favorizuara janë takimet, ndaj përfitoni.

Gaforrja- Ju pret një ditë me tensione në sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Ruani qetësinë.

Luani– Ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.

Virgjëresha- Duket se sot do të jetë një ditë e vështirë për ju, pasi në përgjithësi yjet i keni kundër, si Marsi, Saturni dhe Plutoni, ndërkohë që Mërkuri nuk mund t’i përballojë dot i vetëm.

Peshorja- Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë.

Akrepi- Një situatë e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju disi konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës së sotme.

Shigjetari- Kjo e enjte do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni që të jeni më entuziast.

Bricjapi- Afërdita tashmë ka hyrë në shenjën tuaj dhe jo vetëm që shumë tensione të ditëve të kaluara janë fashitur, por edhe ju ka sjellë energji të reja për të përballuar ritmet stresuese të punës.

Ujori- Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.

Peshqit- Kjo ditë do të nxjerrë në pah disa probleme në dashuri, ku mund të ketë tensione, ndoshta për shkak të problemeve që keni patur më parë. Mundohuni t’i sqaroni sa më parë. /tvklan.al