Dashi- Do të jetë një ditë intensive për ata që janë në një lidhje. Do të bëni çdo gjë vetëm që të ndiheni sa më mirë. Sa i përket financave, fati do t’ju buzëqeshë në këtë fushë. Gjendja juaj do të ndryshojë tërësisht.

Demi- Fati do të jetë në dorën tuaj vetëm nëse edhe ju do të dini të lëvizni me zgjuarsi sipas disa strategjive, të paktën nëse keni aktivitet të pavarur profesional.

Binjakët- Në qoftë se dikush tenton t’ju pengojë, tregohuni të zgjuar dhe të vendosur, bëni gjithçka me qetësi dhe gjithçka do të shkojë mirë. Ndërsa fusha sentimentale duket më e komplikuar.

Gaforrja- Yjet ju favorizojnë, keni një imagjinatë që është për t’u adhuruar, por vlen të theksohet se ruani me po aq fanatizëm edhe aspektin praktik të gjërave. Në aspektin sentimental, një takim do të bëjë që zemra juaj të rrahë më fort.

Luani- Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë një ditë të trazuar. Gjërat nuk do të ecin siç i kishti planifikuar dhe mosmarrëveshjet do të jenë të forta. Edhe financat nuk do të jenë të mira, mund t’ju duhet të kërkoni borxh.

Virgjëresha- Do të jetë një ditë pozitive nga aspekti profesional dhe financiar për të lindurit e kësaj shenje.

Peshorja- Do të gjeni zgjidhjen e një problemi praktik, ndoshta nga ana financiare, që do të sjellë harmoni edhe në shtëpinë tuaj. Afërdita garanton atmosferë të këndshme në dashuri.

Akrepi- Asgjë nuk do t’ju duket e lehtë dhe e thjeshtë sot, duke filluar që nga mardhëniet shoqërore. Në qoftë se keni një lidhje sentimentale është mirë të dyfishoni vëmendjen tuaj ndaj partnerit.

Shigjetari- Do të jetë një ditë e mbushur me harmoni për ata që janë në një lidhje. Do të përjetojnë emocione të bukura dhe gjithçka do të shkojë siç e kishin imagjinuar. Sa i përket financave, duhet të tregoni të kujdesshëm që gjendja të mos përkeqësohet.

Bricjapi- Dita e sotme do të jetë plot kontraste, duke bërë që edhe ju vetë shpesh të jeni kontradiktorë në marrjen e vendimeve.

Ujori- Është një periudhë e artë dhe parashikohen gjëra të mira në horizont. Në punë nuk do t’ju mungojnë idetë, projektet, intuita dhe ai fat aq i madh që ndihmon të guximshmit.

Peshqit- Do të tregoni entuziazëm të madh në punë duke treguar zotësinë dhe talentin që nuk iu mungon. Një mbrëmje e këndshme me miqtë është ajo që do të mbyllë ditën. /tvklan.al