Dashi-Është koha për të hedhur disa hapa. Nuk është momenti për të hezituar. Në fakt kërkohet veprim nga ana juaj. Mos kini frikë ndaj mundësive që do të dalin përpara. Është momenti për të rivlerësuar miqësitë e vjetra.

Demi-Do të jeni shumë emocionalë sot. Edhe gjërat e vogla do ju sjellin një monotoni ose do të kujtoni kohët kur keni qenë të lumtur. Duhet t’ia lini pakënaqësitë të shkuarës dhe të mendoni si të zgjidhni problemet aktuale.

Binjakët-Do të tërhiqni çdo gjë rreth vetes. duhet që të mbani fokusin dhe energjinë drejt kësaj gjëje. Mos thoni asgjë që mund t’ju bëjë shumë emocionalë.

Gaforrja-Është ditë e mirë për ju. Do të lindë një marrëdhënie e re. Jeni shumë mendjehapur, prandaj mos lejoni që eksperiencat e hidhura të së kaluarës të ndikojnë në të tashmen.

Luani-Mos pyesni veten pse gjërat ndodhën kaq papritur ose pse po vonohen planet që kishit. Mund të riktheheni me ish-të dashurin/ën. Akoma keni disa ndasi nga njëri tjetri, por sëbashku do të arrini në një vendim të rëndësishëm.

Virgjëresha-Sot do të merrni përfitimet e punës së palodhur që keni bërë. Do të njihni njerëz të rinj, por kjo nuk do të thotë që do të gjeni njeriun perfekt. Filloni dhe analizoni si kanë qenë gjërat në të shkuarën dhe si mund të rezultojnë në të ardhmen nëse vazhdoni përpara me këtë person.

Peshorja-Do të ketë pasiguri dhe vështirësi që t’i besoni partnerit/es. Bëni pak pushim që edhe personi përballë të kuptojë ndjenjat që keni për të. Pas një vetëanalize do të kuptoni më mirë veten dhe partnerin/en.

Akrepi-Një ditë më parë kishit probleme në çift, por sot sqarohet çdo gjë. Do të jeni më të qetë dhe do ta sillni marrëdhënien në vijë. Është koha për t’u angazhuar më shumë rreth njëri-tjetrit.

Shigjetari-Jini të parët që merrni iniciativat dhe të parët që do të merrni meritat. Bëni pak kujdes dhe mos ushtroni shumë presion ndaj vetes. Mos lëndoni të tjerët duke i detyruar që të bëjnë një gjë që nuk e duan.

Bricjapi-Sot duhet të lëvizni nga zona e rehatisë. Duhet të ecni përpara. Hapi i parë mund t’ju duket i frikshëm, por do të jetë pikë kthese për jetën tuaj.

Ujori-Ata që kanë qenë në lidhje do të jenë dëshmitarë të fillimit të një faze të re të jetës së tyre private. Ata që janë beqarë do të gjejnë një person pasionant sot.

Peshqit-Është një fazë interesante sa i përket jetës dashurore. Ata që sapo kanë nisur një marrëdhënie duhet të shikojnë si ta forcojnë. Hapuni në lidhje me të ardhmen, por mos planifikoni asgjë për momentin./tvklan.al