Dashi – Korriku ka qenë një muaj i rënduar sa i takon dashurisë, por fatmirësisht tashmë do të gjeni bashkëpunimin në çift. Takime të reja parashikohen edhe për ata që janë vetëm.

Demi – Ka ardhur koha që të bëni disa zgjedhje sa i përket sferës sentimentale. Sa i përket punës, duhet të tregoheni më të kujdesshëm në shmangien e debateve.

Binjakët – Gjatë kësaj të diele, mund të keni pranë njeriun më të mirë në botë, por sërish do të ndjeni nevojën për ta vendosur me shpatulla pas muri. Disa konflikte do të jenë të pashmangshme, sidomos tek çiftet.

Gaforrja – Me dobësimin gjithnjë e më të shumë të ndikimit të Saturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me hënën pozitive.

Luani – Kjo është një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë. Përgjithësisht kjo është një periudhë shumë kreative, gjatë së cilës keni dëshirë që të bëni shumë gjëra.

Virgjëresha – Të lindurit e kësaj shenje dinë të japin shumë dashuri, janë shumë pasionantë por edhe xhelozë. Gushti është një muaj gjatë të cilit do të ndjeni nevojën për të sistemuar gjërat.

Peshorja – Kjo e dielë është mjaft e veçantë për gjithë ata që kanë përjetuar një ndarje së fundmi. Është një fazë transformimi, e cila duhet menaxhuar me durim.

Akrepi – Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të duruar pasi dita pritet të ketë dy pamje; një e turbullt dhe e mërzitshme dhe një tjetër mjaft interesante.

Shigjetari – Kjo është një fundjavë gjatë së cilës e vërteta do të dalë në dritë. Do të keni dëshirë për të fituar një sfidë dhe për të lënë gjurmë tek një person që ka rëndësi për ju.

Bricjapi – E diela është një ditë mjaft e favorshme sa i takon takimeve. Bëni mirë të harroni një moment të mbushur me tensione dhe vështirësi, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori – Duke qenë se Marsi e Mërkuri e “kanë pushuar luftën” mes tyre, atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

Peshqit – Do të përjetoni momente gjatë së cilave do të ndjeheni vetëm, ndoshta për shkak se nuk ndiheni të kuptuar nga një person i cili nuk është më i pranishëm në jetën tuaj. Tashmë po mundoheni që të lini pas krahëve eksperiencat e këqija. /tvklan.al