Dashi- Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar, dhe sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e miqve.

Demi- Nuk do të jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es sot dhe kjo do të shkaktojë debate në jetën tuaj në çift. Mendohuni mirë para se të veproni. Në lidhje me financat tregohuni më të matur, ndryshe do të vuani pasojat.

Binjakët- Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Mërkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.

Gaforrja- Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve si Afërdita, mund të arrini objektiva që nuk i kishit menduar. Elokuenca juaj është arma për të fituar një zemër të re.

Luani- Ju dhe partneri/ja sot duhet të reflektoni për vendimet e rëndësishme që do të ndërmerrni. Do të jeni të qartë në atë çfarë doni dhe do të bëni zgjedhjet e dehura. Në aspektin financiar do të përballeni me vështirësi. Tregohuni më të matur dhe largpamës.

Virgjëresha- Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak, dhe për më tepër do të jeni të detyruar të zgjidhni njërën prej tyre. Në këto raste zgjedhja më e mirë është e keqja më e vogël.

Peshorja- Fati do iu buzëqeshë sot në jetën tuaj në çift. Përfitoni nga kjo për të konsoliduar lidhjen dhe për të folur sa më lirshëm për tema delikate. Në planin financiar do të përballeni me disa probleme dhe vështirësi. Kujdes, duhet të tregoheni të matur dhe të kujdesshëm.

Akrepi- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të qetë dhe asgjë të veçantë. Do të flisni hapur me partnerin për çdo gjë. Sa i përket financave, do të keni probleme nëse nuk reduktoni shpenzimet.

Shigjetari- Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë.

Bricjapi- Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni, në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa mbrëmja mund të sjellë momente pasioni mes jush dhe partnerit tuaj.

Ujori- Mos i lini mënjanë projektet që keni ideuar prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja që janë krijuar. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e planetëve Afërditë – Hënë.

Peshqit- Sot mund të përballeni me disa konflikte në jetën në çift dhe mund të humbisni qetësinë. Megjithatë, kjo situatë do të kalojë shpejt. Në lidhje me financat, bëni kujdes me shpenzimet pasi situata mund të përkeqësohet. /tvklan.al