Dashi – Edhe pse është e diel, karriera dhe çështjet e biznesit do të jenë në fokuksin tuaj gjatë gjithë ditës. Ndoshta ju ka ardhur një mundësi shumë e mirë dhe ju jeni në diskutime e sipër. Mos u mendoni shumë gjatë, se do humbisni rastin.

Demi – Sot do të diskutoni me partnerin rreth ndjenjave tuaja dhe ky është një moment që kishit shumë kohë që e prisnit. Shijoni më të çdo moment dhe mos kërkoni llogari edhe ku nuk duhet.

Binjakët – Mundësi të reja do të shfaqen në horizont dhe ju do të gjendeni në një udhëkryq. Kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj për ti qartësuar mendimit. Ju pret një pasditë argëtuese.

Gaforrja – Sot do të merrni vendimin për të nisur një biznes më një të afërmin tuaj. Ky mund të jetë vedimin me i mirë që mund të merrnit. Suksesi do të jetë i garantuar.

Luani – Sot do të mendoni të bëni shpenzime dhe jo në vlera të vogla. Një propozim për një shtëpi të re dhe me çmim të mirë do ju joshë. Nëse kjo është ajo që doni mos hezitoni ta merrni.

Virgjëresha – Dita do të jetë premtuese, pasi midis jush dhe një kolegu do të ketë një flirt. Kjo do ju pëlqejë të dyve dhe gjerat mund të ndryshojnë drejtim. Nëse kjo është ajo që doni mos e ndrydhni veten.

Peshorja – Shumë çështje serioze janë në mendjen tuaj, përfshi këtu edhe të ardhmen. Mundësi të reja do të shfaqen në horizont. Bëni mirë të analizoni çdo ofertë që do ju paraqitet.

Akrep – Sot do të merrni një telefonatë nga një mik që kërkon këshilla për një vendim serioz. Mos u mërzisni nëse ai ka nëvojë për ju. Miqtë duhet të qëndrojnë pranë edhe në ditë të vështira.

Shigjetari – Sot do të lodheni shumë mendërisht dhe fizikisht. Edhe pse është ditë pushimi ju duhet të punoni me orë të gjata. Dëshira për të pasur më shumë para ju ka detyruar të punoni dhe ditën e diel.

Bricjapi – Dëshira juaj e madhe për të pasur një karrierë të suksesshme do ju bëjë të nisni një kurs intensvi për të përparuar më shumë në profesion. Një njeri i afërt do ju mbështesë në çdo hap që do hidhni.

Ujori – Sot do të ndiheni të shqetësuar dhe plot pikëpyetje. Do të donit ti ndanit problemet me të tjerët, por nuk do gjeni momentin e përshtatshëm. Merrni vendimin që e konsiderini më të drejtë.

Peshqit – Dita e sotme do të jetë e mbushur me argëtime. Një mik do kujtohet për ju edhe pse kishte shumë kohë që nuk komunikonit. Do kaloni momente shumë të bukura dhe do të kujtoni kohët e vjetra.

/tvklan.al