Përfundon takimi i dytë i dialogut Kosovë-Serbi

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh janë takuar sot në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Koordinatori shtetëror, Skënder Hyseni, ka thënë se ka pasur dakordësi për disa elementë, por procesi nuk do të jetë i lehtë.

Më herët, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri të ditur se në Bruksel nis draftimi i marrëveshjes mes dy vendeve.

“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka qenë mesazhi i Hotit.

Tv Klan