Nga e premtja hyjnë në fuqi masat e reja

Situatë lufte po e konsideron gjendjen aktuale me pandeminë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ai bashkë me ministrin e shëndetësisë kanë vizituar Klinikën Infektive për të shikuar mundësitë që ti plotësojnë kërkesat për furnizim me barna dhe oksigjen.

Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rritet efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna”.

Aktualisht në spitalet e SHSKUK-së janë duke u trajtuar për COVID-19,  626 pacientë ndërsa vetëm në Klinikën infektive 106. Ndërsa thonë se situata është nën kontroll.

Numri i rasteve aktive me Covid 19 është mbi 9000, ndërsa të shëruar deri më tash janë rreth 17 mijë”.

Qeveria është mbledhur sot dhe ka miratuar masat e prezantuara dje nga kryeministri ku në  shtatë qytetet që janë në zonën e kuqe do të  orë policore nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit e që hyjnë në fuqi nga dita e premte.

Tv Klan