Ndonëse në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje mori rezultat të dobët në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Albin Kurti u shpreh i kënaqur para mediave që LVV do të jetë në balotazh në shumë komuna, por kjo parti është e vetme përballë forcave të tjera politike të vendit. Sipas analistëve në Kosovë ky rezultat ishte i pritshëm kjo për shkak të arrogancës së pushtetit dhe sjelljes së Kurtit si kryeministër.

Ata e kritikojnë Kurtin edhe për projektin e gazit. Deklaratat e kryeministrit sipas analistëve i ka lëkundur pozitat e tij.

Në Raundin e parë të zgjedhjeve lokale PDK mori rezultatin më të mirë ndjekur më pas nga LDK. Ndërkohë kryetarët e komunave në 17 njësi vendore do të vendosen më 31 Tetor.

Klan News