Me kalimin në finalen e Kupës së Italisë, Juventusi ka siguruar edhe një vend në Superkupën e radhës të Italisë. Bardhezinjtë arritën të kualifikoheshin në finalen e Kupës së Italisë, një 90 minutësh që e humbën 2-1 ndaj Lazios, por shijon për të ardhmen.

Juventus do të luajë finalen e 22-të të Kupës së Italisë, të paktën 6 herë më shumë se çdo ekip tjetër. Në aktin e fundit të kompeticionit, bardhezinjtë do të zbresin në stadiumin “Olimpico” të Romës më 15 Maj. Suksesi jo vetëm i lejon të konkurojë në Superkupën e Italisë, që për herë të dytë do të luhet me formatin “Final Four”.  

“Ishte një ndeshje e vuajtje. Patëm disa raste për të shënuar, por rrezikuam kapitullimin. Nuk është kurrë e lehtë të arrish një finale. Në tre vitet e fundit ne kemi luajtur dy finale të Kupës së Italisë. Tani, duhet të përqendrohemi te kampionati, pasi nuk kemi arritur ende të kualifikohemi në Champions League”.

Juventus i bashkohet Interit si skuadra e dytë e sigurt që do të marrë pjesë në kompeticion në edicionin e ardhshëm. Me suksesin ndaj Lacios, bardhezinjtë po i bëjnë një nder Milanit. Kuqezinjtë do të kualifikoheshin aktualisht si nënkampionët e Serisë A.

Por edhe nëse do t’ia linin këtë pozicion Juventusit dhe do ta përfundonin kampionatin në vendin e tretë, do të ishin përsëri ata që do të merrnin pjesë në këtë event, pasi Juventusi tashmë është i pranishëm si finalist i Kupës së Italisë.

Klan News