Emisioni “Opinion Plus” në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me ish-kryeministrin Bashkim Fino. Në studio, ai foli për ngjarjet e ’97, por edhe për librin që pritet të publikojë së shpejti “Humnerë’97”. Bëhet fjalë për një libër me kujtime që i referohet kryesisht ngjarjeve të vitit 1997.

“Është një libër që nuk ka të bëjë me një fotografim bardhë e zi të situatës. Është një libër që flet natyrisht për ato momente të vështira që kaloi Shqipëria, por edhe refleksione të caktuara dhe jo pa qëllim unë e kam nxjerrë pas 10 vitesh, se mundësinë e kisha për të nxjerrë edhe pas një viti ose dy vjetësh”./tvklan.al