Hyn në fuqi marrëveshja për nxitjen e investimeve



Hyn në fuqi marrëveshja për nxitjen e investimeve

20:00 08/02/2021

Hoti: Siguron 1 miliard Dollarë

Ka hyrë në fuqi marrëveshja e nxitjes së investimeve Kosovë-SHBA e nënshkruar më 31 dhjetor të vitit të kaluar ndërmjet kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë Philipe Kosnet.

Kryeministri Hoti i ka njoftuar bizneset detajisht për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve ndërsa ka thënë se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend.

“Tash jemi para një situate të re për nxitjen e investimeve dhe kjo besoj që është marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova. Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova”.

Në shkurt të këtij viti qarkullimi i bizneseve ka qenë më i madh se Shkurti i vitit të kaluar.

“Sot në muajin shkurt të bazë të vlerësimeve qarkullimi i bizneseve është më i madh se në janarin e vitit 2020 ku nuk ka pasur pandemi”.

Marrëveshja për nxitjen e investimeve, mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Tv Klan







Të ngjashme