Katina Stolia Lake ka qenë e martuar me Parim Lake dhe kanë përfituar një pronë 36 m2 me privatizim në vitin 1994. Por emri i bashkëshortit është shkruar Përparim.

Në vitin ‘95 çifti ndahet dhe në vendimin e ndarjes, sërish emri i burrit shkruhet gabim “Përparim” , ndërsa emri i Katinës shkruhet Katerina. Ky vendim i ndarjes, pasqyrohet në njësinë administrative numër 4 në gjendjen civile. Tashmë Katina nuk mund të regjistrojë pronën, pasi i dalin emrat gabim, ndërsa hipoteka i kërkon një vërtetim nga njësia bashkiake, që Katina dhe Katerina është i njëjti person.

Katina Stolia Lake: Unë kam dashur gjithmonë të bëj regjistrimin që kur i kam privatizuar këto shtëpi, 36 metra katrorë. Që në atë kohë emrin e ish burrit tim ma kanë bërë nga Parim, në Përparim dhe emrin tim nga Katina në Katerina. Në vitin ’95 unë kam bërë divorcin me bashkëshortin tim, dhe pas divorcit kam bërë regjistrimin në gjendje civile dhe ato e kanë pranuar me këto emra, nga Parim në Përparim dhe ermin tim, nga Karina në Katerina. Aplikoj në Hipotekë gjithmonë dhe pa e ditur se janë bërë pengesë emrat që janë bërë që në ndarjen në Gjykatë. Aplikova në Janar në Hipotekë dhe më thonë që të marr një vërtetim tek gjendja civile njësia nr 4, lagjja 10, që jam i njëjti person, si unë dhe si ish burri. Këto më thonë që nuk të takon se nuk e ke pengesën, letër nuk më japin që jam i njëjti person. Që në vitin ’95 dhe deri më sot nuk mund  të marr do certifikatën e pronësisë edhe pse banoj në këtë shtëpi, që para vitit ’90.

Gazetarja e “Stop”komunikoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile dhe zonja mori shkresën nga njësia 4. Më pas shkresa iu dorëzua zyrës së Adisës dhe në fund zonja Katina Stolia Lake mori certifikatën e pronësisë.

Katina Stolia Lake: Faleminderit shumë për ndihmën që më dhatë për certifikatën e pronësisë, jam pafund mirsënjohëse edhe nuk e di çfarë t’ju them nga gëzimi. Faleminderit!/tvklan.al