E enjtja sjell rënie të temperaturave dhe rebeshe shiu

Temperaturat ekstreme do të jenë me ne deri në mesjavë. Sinoptikanët thonë se kjo valë e të nxehtit afrikan që e bëri termometrin të tejkaloje 40 grade Celsius është drejt fundit. E enjtja pritet të sjellë freskim të motit.

Mesjava pritet të sjellë dhe reshje shiu në disa zona. Duke iu referuar situatës së zjarreve në vend, sinoptikanët paralajmërojnë se ato do të jenë problematike pasi shpejtësia e erës do të vijojë të jetë mbi normale.

Pavarësisht rënies së temperaturave ende nuk dihet nëse këto do të jenë ditët e fundit me temperaturë ekstreme.

Tv Klan