Shkak për ndarjen, një aktore argjentinase

Disa mesazhe intime të shkëmbyera në aplikacionin Telegram me aktoren argjentinase Eugenia Suarez po i kushtojnë martesën futbollistit të PSG-së Mauro Icardi.

“Do të doja të të takoja në një disko, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh“, i shkruante aktorja. Por reagimi i Wanda Narës, bashkëshortes së futbollistit pasi zbuloi mesazhet, ishte i fortë.

“Shkatërrove një tjetër familje për një prostitutë”. Më pas ajo publikoi edhe një foto pa unazën e martesës duke u shprehur se “ishte më rehat kështu”. Futbollisti që për shkak të krizës në familje do të mbetet jashtë fushe nga ndeshja e Ligës së Kampionëve ka publikuar mesazhe dashurie për bashkëshorten, por kjo duket se nuk i ka qetësuar ujërat.

E pyetur nga gazetarët, Wanda shpërtheu sërish: “Keni nevojë për emra. Apo doni një hartë për të zbuluar të përdalën që u dërgon mesazhe private burrave të martuar”.

Vetë aktorja argjentinase Eugenia Suarez ka mohuar gjithçka.

Nuk e di nga dalin këto thashetheme. Wandën dhe Icardin nuk i njoh. Sapo jam ndarë dhe po mendoj për veten time”, tha ajo për të mbyllur historinë, por mesa duket telenovela sapo ka filluar. Icardi dhe Wanda kanë 5 fëmijë, 3 prej të cilëve ish-modelja i ka nga martesa me futbollistin Maksi Lopez.  

Tv Klan