Historia e tradhtisë së Mauro Ikardit duket se është lënë pas krahëve nga Wanda Nara. Çifti i famshëm, i qenë në qendër të vëmendjes për ditë me radhë vendosën të udhëtonin drejt Milanos për ditëlindjen e menaxheres dhe bashkëshortes së futbollistit, episode që u publikuan në rrjetet sociale nga dyshja. Nën reshjet e dëborës, Wanda dhe Ikardi duket se po jetojnë një muaj mjalti, gjë që duket qartë nga momentet e tyre romantike.

Historia e dashurisë nisi kur Ikardi luante për skuadrën italiane të Sampdoria dhe Nara ishte martuar me shokun e tij të skuadrës dhe bashkëlojtarin argjentinas, Maksi Lopez. Ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë së bashku dy fëmijë.

Klan News