“iFightDepression” platforma online që ndihmon personat që kanë probleme me shëndetin mendor

“iFightDepression” platforma online që ndihmon personat që kanë probleme me shëndetin mendor

19:20 30/03/2020

E ftuar në programin “Historia ime”, në TV Klan ishte specialistja e shëndetit publik, Genta Qiriako. Ajo drejton nje platformë të avancuar “iFightDepression”, lidhur me ankthin mbeshtetur nga BE.

Që prej tre vitesh, Shqipëria është pjesë e këtij projekti ku përfshihen edhe 11 vende të tjera të Europës Perëndimore. Është platformë e cila ofrohet falas dhe synon trajtimin e depresionit.

Genta Qiriako: Që prej 3 vitesh, Shqipëria eështë bërë pjesë e këtij projekti shumë të madh, ku përfshihen 11 vende të tjera të Europës Perëndimore. Ndër to vetëm Shqipëra dhe Kosova janë vendet le të themi me nivele të ardhurash të ulëta dhe të mesme, gjithë pjesa tjetër janë pjesë e Bashkimit Europian. Është platformë e cila ofrohet falas dhe synon trajtimin e depresionit, ideale siç jemi tani, kur individi nuk ka mundësi të kontaktojë një profesionist shëndetësor. Le të themi është një metodë alternative trajtimi sepse sigurisht depresioni apo problemet e tjera të shëndetit mendor kërkojnë kontakt me specialistin përkatës, por kjo është një mënyrë që do e shohim hap pas hapi, e cila ka dhënë efikasitet, është konsideruar bazuar në evidencat si një nga metodat më të mira në platformat online për të ndihmuar personat që kanë probleme me shëndetin mendor. Por duhet të themi se ka një lloj limitimi, jo të gjithë personat me depresion mund ta përdorin atë, bëhet fjalë për format e lehta dhe mesatare./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo