Patologjitë kardiovaskulare prekin gruan 3 herë më shumë se të gjithë tumoret femërore bashke

Ndryshon raporti i viktimave mes meshkujve dhe femrave nga infarktet ne Europe. Studimet e fundit tregojnë se ekziston një rritje e theksuar e numrit të atakeve kardiake tek gratë për një serë faktorësh.

Gratë në Evropë preken më tepër nga infarkti. Sipas statistikave të fundit rezulton se si pasojë e infarktit dhe iktusit  vdesin 43% e grave,  kundër 38% tek burrat.

Krijimi i patologjive kardiovaskulare tek gratë e burrat është e ndryshme, pasi mashkulli ka qenë gjithnjë më i prekur. Por statistikat e viteve të fundit tregojnë që shifrat kanë ndryshuar, kjo për disa shkaqe. Faktorët e rrezikut që ndikojnë ndahen në dy grupe, ku në pjesën e parë dallohen të njëjtët si tek gjinia tjetër, pra duhani, kolesteroli i lartë, hipertensioni, diabeit, mungesa e lëvizjeve, obeziteti dhe kequshqyerje. Por tek gratë shtohen edhe disa faktorë të tjerë tipik femërorë, si menopauza e parakohshme, sëmundjet autoimune, si artriti, lupus, tiroidet, që kanë pasoja të rënda. Sipas mjekëve shifrat e tregojnë që ekziston një rritje e theksuar e numrit të atakeve kardiake tek gratë, madje patologjitë kardiovaskulare prekin gruan 3 herë më shumë se të gjithë tumoret femërorë bashkë, ndër të cilat gjiri, mitra dhe mushkëria.  Ekspertët apelojnë se duhet më shumë vëmendje në kurim por edhe parandalim.

Klan News