Duket se një ndër intervistat e mëparshme të Blendi Fevziut në “Rudina” në Tv Klan kanë qenë një ogur i mirë për udhëtimin e tij të radhës. Gazetari sapo është kthyer nga Eritrea, Afrikë pas një udhëtimi shumë të pazakontë për të cilin po ndan detaje në studion e programit të pasdites.

Një ndër to është edhe zanafilla e këtij destinacioni që e mendonte shumë të vështirë për shkak të izolimit që ka dhe numrit të paktë të turistëve që kanë arritur ta vizitojnë. Pas intervistës në program, Fevziu u kontaktua nga dikush që arriti t’i mundësonte edhe vizën për në Eritrea.

Blendi Fevziu: Vizën e kam marrë nisur nga një emision i këtushëm. Kam qenë këtu tek ty, nuk e di për cilin nga udhëtimet dhe kam thënë që është shumë e vështirë të marrësh vizë për Korenë e Veriut, Eritrean, Turkmenistanin, janë vende të vështira. Të nesërmen më kontaktoi një zonjë, shqiptare e Kosovës që kishte parë emisionin e cila jeton jashtë që e njihja se kishte qenë njëherë në emision te unë që tha “të dëgjova te Rudina që the s’shkoj, tha ta rregulloj vizën e Eritreas se njoh dikë atje…”

Rudina Magjistari: Uau! Qenka e bukur kjo histori, po më pëlqen!

Blendi Fevziu: I thashë ma rregullo por pa menduar që do ta rregullonte, e rregulloi vetëm kur pastaj më erdhi viza, s’po i besoja syve, thosha si ka mundësi?/tvklan.al