Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një babai 36- vjeçar nga Berati. Për shkak të pandemisë, ai nuk mund të ishte në studio, por përmes një lidhje Skype tregoi situatën në të cilën ndodhet.

Aleko Devani tregoi se martesa me ish-bashkëshorten po shkonte shumë mirë, deri në momentin kur ajo pësoi një hemoragji dhe kjo i shkaktoi probleme shëndetësore dhe më pas rënien në koma. Në mënyrë urgjente u shtrua në spitalin 5 në Tiranë dhe Devani tregon se u kujdes për të, duke i qëndruar si doktor tek koka.

Mirela Milori: Si ishte martesa me ish-bashkëshorten?

Aleko Devani: Martesa mirë ishte, s’kishim probleme, gjëra, por i ra një fatkeqësi, një hemorragji cerebrale dhe atëherë kaloi në atë fazë, ra në koma. E çuam në Berat, se mbajti Berati, e nisën në Tiranë tek 5, e operuan hodha 20 e ca milionë. Ndenji 15 ditë, i ndjenja doktor tek koka vetë. Prindërit e saj erdhën në krye të 14 ditëve.

Mirela Milori: Ndërkohë vajza kishte ardhur në jetë?

Aleko Devani: Po, ishte 4 vjeç!

Mirela Milori: Përpara se ti ndodhte kjo si ishte martesa juaj?

Aleko Devani: Mirë shkonim mirë, s’kishim grindje.

Mirela Milori: Sa kohë qëndroi e shtruar?

Aleko Devani: I ra në 15 Qershor, në 30 doli.

Mirela Milori: Këtë periudhë keni qenë vetëm ju në Tiranë më të?

Aleko Devani: Po, ishte dhe vëllai, por unë kujdesesha, e ndërroja, i paguaja unë të gjitha detyrimet, përgjigjesha. S’kam mbyllur sytë, kishte ditë që gjysëm ore nuk flija.

Mirela Milori: Çfarë thanë mjekët, përse i ndodhi kjo goditje në tru ish-bashkëshortes tuaj?

Aleko Devani: Profesor doktor Petrela tha që kjo është e lindur.

Mirela Milori: Ka patur situata të tilla më parë?

Aleko Devani: Jo nuk ka patur shqetësime, gjëra./tvklan.al