Kosova dhe Italia kanë nënshkruar këtë të martë marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga ministri i financave të Kosovës dhe ambasadori italian në Kosovë në praninë e Ministrit të Jashtëm Italian Luigji Di Maio dhe asaj të Kosovës Donika Gervalla.

Ministri italian, i cili për herë të dytë po qëndron në Kosovë brenda këtij viti ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejt.

“Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe do të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt. Të kemi një pajtim në rajon, sepse janë instrument i mirë i integrimit në BE. Unë ministres ia paraqita mbështetjen për dialogun me Serbinë. Inkurajojmë Kosovën të vazhdojë përpara për të pasur rezultat. Lehtësimi i dialogut nga BE-ja dhe mbështetja nga SHBA-ja është përkrahje e madhe. Kosova nuk mund të ketë frikë për dialog, por duhet të vazhdojë tutje”.

Ministrja Gërvalla, shpreson të intensifikohet bashkëpunimi mes dy shteteve edhe në fusha tjera si në kulturë dhe njohjen e patent-shoferëve.

Ministri italian ka zhvilluar takime të ndara dhe me kryeministrin Albin Kurti si dhe krtetarin e Parlamentit Glauk Konjufca ndërsa ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës./tvklan.al