Vetëm me një rast Covid-19 vendi futet në izolim total

Zelanda e Re ka njoftuar për një mbyllje të menjëhershme pasi një person rezultoi pozitiv me Covid, rasti i parë i regjistruar në gjashtë muaj. Kryeministrja Jacinda Ardern e ka vendosur vendin nën një bllokim të rreptë dhe strategjia e saj radikale ka ndihmuar së tepërmi në frenimin e Covid-19.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të dalë nga kjo sa më shpejt që të jetë e mundur është të bëjmë shumë,” tha Ardern në një konferencë shtypi.

Njoftimi i saj i gjeti bizneset, shkollat ​​dhe zyrat të papërgatitura pasi ndryshimet u lajmëruan në minutën e fundit. Auckland dhe Coromandel, një qytet bregdetar ku personi i infektuar gjithashtu kaloi kohë, do të jenë në mbyllje për shtatë ditë.

Rasti i fundit i raportuar i me Covid-19 në Zelandën e Re ishte në muajin shkurt. Zelanda e Re ka qenë e suksesshme në eliminimin e virusit brenda kufijve të saj, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur.

Klan News