“Vetëvendosje po mbledh votat për Vjosa Osmanin”

Javën e ardhshme pritet që të përmbyllet i gjithë procesi për votimin e presidentit, në këtë rast kandidates Vjosa Osmani që kishte garuar në zgjedhje bashkë me LVV-në. Lëvizja Vetëvendosje aktualisht është duke u marrë me sigurimin e numrave të mjaftueshëm për të marrë pjesë në procesin e votimit të presidentes.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të marrë pjesë në këtë proces, por janë tre deputet të kësaj partie Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, që nuk kanë pasur raporte të mira me Vjosa Osmanin dhe mund të refuzojnë të marrin pjesë në votim. Gjithashtu edhe Behgjet Pacolli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.

Tetë deputet të komuniteteve jo serbe do të votojnë në seancë, por janë dy deputet të tjerë të komuniteteve jo serbe që kanë kushtëzuar kreun e LVV-së Albin Kurtin me poste zëvendësministrash për komunitetet e tyre që të marrin pjesë në votim.

Në rast se këta tre të fundit marrin pjesë në votim atëherë bëhet kuorumi për procesin e zgjedhjes së presidentes. Kusari Lila nuk e ka pohuar e as mohuar nëse i kanë siguruar numrat e mjaftueshëm për procesin e votimit.

“Në rast se dështon që të zgjidhet presidentja në seancë në mungesë kuorumi atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Tv Klan