Intervista e rrallë e reperit ku flet për fëmijët

Reperi i njohur dhe bashkëshorti i Beyonce në një intervistë për thë “Sunday Times” ka folur për rritjen e fëmijëve Blue Ivy, binjakët Rumi dhe Sir dhe jetën në karantinë.

Jay-Z, një përsonazh që rrallë jep intervista tha se presioni i të pasurit prindër Jay-Z dhe Beyonce është i madh për fëmijët e tyre, por se dashuria është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije.

“Ishte momenti i duhur për të gjithë ne të shkëputeshim pak dhe të lidheshim e përqendroheshim vërtetë tek familja për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Ky është normaliteti i ri”, tha ai.

51-vjeçari tha se është i vetëdijshëm për trashëgiminë që do t’u lërë fëmijëve, ku vazhdimi duket si një përgjegjësi, por se ai dhe Beyonce kanë një plan për këtë.

Reperi tha gjithashtu se të gjithë prindërit duhet të sigurohen që të krijojnë një ambient të dashur, si dhe të jenë të vëmendshëm ndaj asaj që fëmijët duan të jenë.

Është e lehtë për ne si qenie njerëzore të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por duhet të jemi vetëm udhëzues, ka përfunduar ai.

Klan News