“Jemi ca kokrra idiotësh që nuk i lëpijmë kurrë b*thën ndonjë kryetari partie”

“Jemi ca kokrra idiotësh që nuk i lëpijmë kurrë b*thën ndonjë kryetari partie”

21:03 29/01/2020

Saimir Kodra reagon ashpër ndaj kreut të Përmbarimit pas ofendimeve ndaj gazetarit të emisionit “Stop”

Pak javë më parë emisioni “Stop” transmetoi një rast në Lushnje për një konflikt pronash mes dy vëllezërve, rast në të cilin përmbaruesja Luiza Gjergjova, e cila drejton dhe Përmbarimin shtetëror të Lushnjes, shkel hapur procedurën.

Ajo ka bërë ekzekutimin e vendimit, pa praninë e ekspertes. Jo vetëm kaq, por ajo sulmon edhe gazetarin duke e shtyrë dhe duke i marrë mikrofonin pasi refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve të tij.

Pas këtij incidenti, “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare  Përmbarimit Kombëtar Shtetëror dhe drejtuesit Piro Lutaj. Duke mos marrë përgjigje për pyetjet e bëra, gazetari i emisionit shkon në zyrën e Piro Lutajt.

Por ky i fundit, ndryshe nga një bisedë telefonike, ku kërkonte bashkëpunim dhe informacion nga gazetari, iu kundërvu ashpër, njëjtë siç bëri edhe vartësja e Lushnjes, Gjergjova, duke e ofenduar dhe duke i thënë se “është kokrra e idiotit”.

Drejtuesi i Përmbarimit, Lutaj, merr në mbrojtje drejtuesen e Lushnjes, e cila është kapur në skandal dhe duke ofendon gazetarin që kërkonte informacion mbi rastin.

Përgjigjen Piro Lutajt për ofendimin që iu bë gazetarit të “Stop”, ia ka kthyer drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, pas transmetimit të të gjitha filmimeve.

“Ndërsa për sa i përket qasjes tënde që i thua gazetarit që t’i je një kokërr idioti, ke shumë të drejtë! Genc Angjellari, në fakt jo vetëm ai por edhe gazetarët e tjerë, edhe unë, edhe Gentiani, të gjithë jemi ca kokrra idiotësh që nuk i lëpijmë kurrë b*thën ndonjë kryetari partie, apo nuk ishim kurrë bashkëpunëtorë me SHIK a me SHISH, e spiunë të ndryrë, e nuk trashëm xhepat e portofolat tanë, duke ekzekutuar vendime që s’të takonin apo duke mos i ekzekutuar ato. Këtë nuk e kam për ty zoti Lutaj, por për ndonjë përmbarues tjetër atje, se ti përjashtohesh, por duke marrë shkas nga kjo shprehja jote, po të përgjigjem për gjithë institucionin që t’i drejton”.

Video e parë:

Gazetari– Po interesohem në lidhje…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- M’i merove… m’i merove kta përmbaruesit, o burrë… Ç’ar bën njëherë? Si je?

Gazetari- Mirë! Si keni qenë ju? Mirë punët..? Gëzuar njëherë dhe një vit i mbarë!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Mirë më, hajd mo…shiko! Po ta fiksoj dhe unë këtë numrin…

Gazetari- Po!

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj– Edhe komunikojmë herë pas here.

Gazetari– Patjetër! Me kënaqësi!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ndoshta duhet të ulemi, që… ndonjë strategji, o burrë, se mua më interesojnë gjërat, që t’i di..,që t’i korrigjojmë, nuk është puna për të bërë skupe…

Gazetari– Jam i hapur!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- E fiksova numrin tënd..

Gazetari– Po! Me kënaqësi, me kënaqësi.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Gjithë të mirat!

Gazetari– Gjithë të mirat!

Video e dytë:

Gazetari– Ne kemi bërë dy pyetje, të cilat janë shumë thelbësore dhe shumë gazetareske.

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj– Që do të thotë? Që do të thotë?

Gazetari– Ne kemi kërkuar, që çfarë mase do të merrni për këtë përmbaruese, përmbaruese shtetërore?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Asnjë masë…

Gazetari– E cila pa precendent, i merr mikrofonin një gazetari… etika … etika!

Video e tretë

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj- Një gazetar, që vete dhe shtyn njerëzit me bërryl…

Gazetari- Jo, jo! E ke çdo gjë.

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj- Ka ndodhur…

Gazetari– E ke çdo gjë të filmuar zotëri..

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Atë, që shtyn ti me bërryl.

Gazetari– Jo absolutisht! Hape,hape, shikoje..,hape shikoje zotëri..,hape..hape, e ke këtu, sfidë hape ..,hape do të ta sjell bruto, mo zotëri …! Do të ta sjell bruto? A ke kaq burrëri?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- E kam dhe bruto dhe neto.

Gazetari– E do? Ku i gjete këto bruto ti?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– I kam!

Gazetari– S’na ka ardhur ndonjë shkrese… nuk i ke… i do brutot të t’i sjell? A i do të t’i sjell brutot, t’i shikosh bruto?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Jo, jo, joooo…. 

Gazetari-Të të hedh unë bllof ty, meqë po gënjen..? A e do bruton?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Nuk dua unë gjë nga ty zotëri!

Gazetari– Çfarë bërryli? Pse s’ka bërë kallëzim ajo për dhunë, për shkak të detyrës, por shpifje?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– S’e di unë..,s’e di, është puna e saj.

Gazetari– Aaa për këtë gjë qenka punë e saj..?! Për të plotësuar argumentin tënd, qenka puna jote…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Argumenti im…

Gazetari-T’ju vijë turp zotëri..! T’ju vijë turp!

Video e katërt:

Gazetari– Pyetjen tjetër… A i lejohet një përmbarueseje të ekzekutojë një urdhër ekzekutimi, në rastin konkret, që ne kemi investiguar pa praninë e një eksperteje?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ka qenë në prani të ekspertes.

Gazetari– Joo…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Gjithë procedura.

Gazetari– Joo…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Është zyrtare.

Gazetari– Mos gënjeni! Është e filmuar, zotëri.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Veprimet e përmbaruesit!

Gazetari– Jo! Të lutem..! Zotëri! Nuk ka qenë atë ditë ekspertja në ekzekutim. Ne e kemi të filmuar.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Nëse…

Gazetari– Kjo është shkelje… po e keni të filmuar hapur, mo zotëri!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Nëse… nuk merrem me filmimet e tua.

Gazetari– O zotëri! Është media. A e kupton? Pushteti i tretë!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Zotëri, media…

Gazetari– Nga media ka ikur presidenti i Amerikës! Çfarë flisni ju?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Edhe pastaj? Çar do me thënë?

Gazetari– T’ju vijë turp zotëri! T’ju vijë turp për këtë skandal që po bëni!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– S’është problem fare.

Gazetari– Veprime të pahijshme, e cila merr mikrofonin.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Ti je një kokrra e idiotit!

Gazetari– Dhe… unë jam një kokrra e idiotit… shumë faleminderit që ma the dhe kur ma thua ti, unë nuk e marr fare për ofendim. Kur ma thonë njerëz, që unë i vlerësoj dhe që janë të pastër…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- se vjen e më thua mua, se vjen e më thua mua, vjen dhe merresh me begraund-in tim…

Gazetari– Po, po, background-i juaj le shumë për të dëshiruar zotëri!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Përgjigjja zyrtare!

Gazetari– Jo,jo! Absolutisht! Unë do vij herë tjetër, kur të jetë dikush tjetër në atë kolltuk. Nuk e meritoni, sinqerisht!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Faleminderit!

Gazetari– Nuk e meritoni!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Një fytyrë si ty edhe…

Gazetari– Fytyra ime është si është, e thashë nga ju nuk e marr fare për ofendim. Të ma thotë një njeri, që unë e konsideroj të pastër… Shëndet!

Video e pestë:

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ëëë ju theksoj në shkresë: veprimet e përmbaruesve, ankimohen në gjykatë…

Gazetari– S’e kam shpik unë.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Prit, prit!

Gazetari– Mos më konsumo!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Prit, se nuk të pyes ty unë, si konsumohet..! Të flas unë njëherë, pastaj fol ti! Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe personi, i cili ka pretendime për veprimet e përmbarueses! Do shkojë në gjykatë!

Gazetari– O zotëri! Ju jeni organ i varur nga Ministra e Drejtësisë..Ministria e Drejtësisë, për një precedent tjetër, për disa shkelje të përmbaruesve privatë… Ju pse e orientoni çështjen në gjykatë dhe fshihni diellin me shoshë?! /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi