Stilisti Joni Peçi i kërkoi “borxhin”  këtë të enjte dietologes Blerina Bombaj Troci.  Në një mesazh për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peçi i kujtoi Bombajt se i detyrohej një palë këpucë për “mblesërinë” që i kishte bërë.

Shumë vite përpara, stilisti ishte bërë “sebep” që Bombaj të njihej me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Joni Peçi: E dashur Blerina, të përshëndes dhe ti e di që të dua fort. Jo tani, por që në kohët e hershme të miqësisë sonë. Unë jam thjeshtë kumbar i martesës suaj, sepse dashuria juaj është që nuk ua kam dhënë unë, por e keni vetë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e keni treguar gjatë gjithë kohës, duke ndërtuar një familje kaq të mrekullueshme dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Unë uroj vetëm që Zoti t’u japë non-stop bekimet e tij familjes suaj dhe t’ju rrisë sa më shumë dashurinë. Por kisha një kërkesë nga ty, sepse kanë kaluar shumë vite, ti je bërë me fëmijë, por ende nuk ma ke sjellë dhuratën e lajmësit siç thonë shqiptarët, janë këpucët. Ndërkohë unë po pres ende këpucët pasi kanë kaluar kaq shumë vite, që ju të m’i sillni, që të paktën të lash atë borxhin me mua për njohjen e dashurisë që po vazhdon dhe suksesshëm nga ju, familja juaj dhe burri juaj. Gjithsesi gjërat materialet janë ato që nuk kanë shumë vlerë në këtë botë, por e rëndësishme është që ne e duam fort njëri-tjetrin, komunikojmë dhe e ruajmë fort këtë dashurinë edhe në kohën e koronës, por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh dhe të ma bësh surprizë.

Bombaj e pranoi se i detyrohet Peçit, por jo vetëm një palë këpucë.

Ka shumë të drejtë, ka shumë të drejtë, por unë Jonit i detyrohem shumë më tepër se një palë këpucë. Borxhin e Jonit nuk e shlyej dot as në këtë jetë dhe as në tjetrën./tvklan.al