Jonida Maliqi ka qenë e ftuara e dytë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. E gjendur “nën presionin” e pyetjeve të fëmijëve, Jonida ka zbuluar edhe një lajm ekskluziv për emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ajo ka treguar edhe se kush do të jetë stilisti që do ta veshë në Eurovision, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”. Ai do të jetë një stilist shqiptar dhe jo i huaj.

“Do të zbuloj stilistin e famshëm, një djalë shqiptar. Ardi Asllani, do të jetë ai që do më veshë në Eurovision”

, është shprehur këngëtarja Jonida Maliqi.

Duke patur parasysh që Jonida veçse një këngëtare, është edhe një ikonë mode dhe stili, jemi mjaft kureshtar të shikojmë se çfarë do të sjellin së bashku në Eurovizion dyshja Maliqi-Asllani. 

/tvklan.al