Kryebashkiaku në detyrë i Himarës akuzohet për tjetërsimin e dy pronave në Dhërmi

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro del sot para Gjykatës së Posaçme për të verifikuar masën e sigurisë.

Goro u arrestua të shtunën me kërkesën e SPAK, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Po në këtë seancë nga GJKKO do të verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim.

Jorgo Goro akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, të cilat më pas iu shitën për investim strategjik biznesmenit Artan Gaçi, ish-deputet i PS.

Klan News