Në një intervistë me Mirela Milorin në “Milori Live” në Klan NeWs Jozefina Topalli është shprehur për Bashën se është kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës.

Mirela Milori: Zoti Basha është shprehur se “më kanë thënë kukulla e Berishës, më thonë pengu i Ramës. Nuk jam as njëra as tjetra, duket se jam mes dy zjarreve”, thotë.

Jozefina Topalli: Ai është kukulla e kunatit dhe është pengu i Ramës, kjo është e vërteta. Komentet e tjera janë spekulimet e tij që është mësuar t’i bëjë gjatë 17 viteve që është në krye të gjërave dhe mendon se do të vazhdojë të notojë pa pasur kundërvënien e qytetarëve, por fakti është se ai këtë herë i ka të gjithë kundër.

Dhe ajo që nuk arrij ta konceptoj, të kesh gjithë bazën e partisë tënde kundër dhe të dalësh të japësh deklarata të tilla, është… Unë nuk di ta krahasoj me tjetër, unë e kam krahasuar me Enver Hoxhën, por disa miq më thanë ndoshta nuk je korrekte, Enver Hoxha ishte ai që ishte, por bënte mbledhjet e Komitetit Qendror të Byrosë pavarësisht se ishin fasadë dhe keqpërdoreshin nga ai.

Është për Guiness për faktin se është një njeri që vetëm ka dështuar për shkak sepse ka shitur interesat e opozitarizmit në funksion të interesave familjare. /tvklan.al