Presidenti Halili mbledhje me ekipin para stërvitjes

Pas deklaratave për dorëheqje, trajneri Julian Ahmataj i ka tërhequr dhe është rikthyer në fushën e stërvitjes. Ai ishte të hënën në kompleksin “Skënder Halili” dhe pas takimit me presidentin e klubit “Refik Halili”, një ditë më parë vendosi që të vijonte punën te bardheblutë.

Pas humbjes me Skënderbeun të shtunën, Ahmataj bëri akuza të forta, se te Tirana punohet gjithmonë për të larguar trajnerin.

Pas një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe presidenti Refik Halili, ekipi doli në stërvitje me trajnerin Jualian Ahmataj. Përgatitjet u zhvilluan me dyer të mbylluara.

Te bardheblutë, po përpiqen të kthejnë qetësinë para takimit me një kundërshtar si Kukësi, ekip me të cilin e humbën sfidën e fazës së parë dhe është më lart në renditje. Ndaj skuadrës së Shpëtim Duros kërkohet reagimi, pas Tirana nuk fiton prej 3 javësh.

TvKlan