Juliana Pasha: Mendova të bëja pushim nga “Kënga Magjike”, por Ardit Gjebrea më tha…



Juliana Pasha: Mendova të bëja pushim nga “Kënga Magjike”, por Ardit Gjebrea më tha…

21:46 28/02/2020

Këngëtarja Juliana Pasha ishte pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2019” me këngën “Nuk do qaj”, ku këtë vit të gjithë ishin bashkë me muzikën e tyre për një kauzë të vetme “Këndojmë për të ndërtuar” dhe të ardhurat shkuan në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Juliana Pasha ka treguar për herë të parë se ishte e pavendosur për të marrë pjesë në “Kënga Magjike 2019”.

Por arsyeja që e bëri të ndryshonte mendim, ishte një kauzë humane, ajo për të kontribuuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti nën kauzën e festivalit “Këndojmë për të ndërtuar”.

“Këtë vit e kisha me dy mendje për të marrë pjesë në Kënga Magjike, mendoja se duhet të bëja një vit pushim pasi isha dy edicione pjesë e jurisë “New Artist”. Kënga është realizuar vetëm një javë para tërmetit, mendova që nuk do të bëhej “Kënga Magjike”, por më thotë Ardit Gjebrea se do të bëhet edhe do të ketë një mision shumë të veçantë. Kur Arditi më tha që “Kënga Magjike” kishte mision për të ndërtuar një shtëpi, ia vlejti për shumë gjëra që të isha pjesë e festivalit. Kur je në moment dhimbje dhe trishtimi duhen këngë të gëzueshme më shumë sesa të trishta. Për këtë gjë jam shumë e lumtur që kisha këtë këngë këtë vit. Është një këngë e thjeshtë, e dëgjueshme, një këngë sa më afër njerëzve. Shpresoj që nga mesi i muajit Mars vjen një tjetër videoklip, në bashkëpunim me Adi Hilën e ngjashme si “Në më je”. Kam filluar të mendoj për këngë që njerëzit të kënaqen”, ka treguar këngëtarja. /tvklan.al



Të ngjashme