Një tjetër shqetësim vjen në rubrikën Kallëzo, në www.klan.al. Këtë herë banorët të fshatit Kodër Laç shprehin problemin e tyre, pasi prej tre muajsh ura që lidh fshatin Laç Harvataj dhe Kodër Laç është shembur.

Në këtë urë kalojnë mbi 250 banorë në të dyja anët, si dhe fëmijët kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë. 

“Fëmijët duhet të presin me ditë që ulet niveli i lumit, për të shkuar në shkollë”,

tregon një banor për rubrikën “Kallëzo”.

Edhe pse ata janë ankuar në Bashkinë e Burrelit, askush deri më sot nuk ka shkuar për të parë situatën dhe për ta rregulluar./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”123″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]