Portieri Mike Maignan nuk ka asgjë shqetësuese

Nuk ka paqe për futbollistin e Milanit, Pierre Kalulu. Pasi u kthye në skuadër në fund të shkurtit pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti jashtë fushës për më shumë se dy muaj, mbrojtësi francez detyrohet të përfundojë sërish në infermieri. Futbollisti pësoi një dëmtim në gju në sfdiën e Serie A, Verona-Milan.

Lojtari 23 vjeçar iu nënshtrua analizave mjekësore në mëngjesin e së hënës, ku rezultoi se kishte një dëmtim në ligament në gjurin e tij të djathtë.

Lajm i keq për trajnerin Pioli që humbet një futbollist të rëndësishëm në prapavijë, me “Djallin” që e presin sfida të rëndësishme përpara. Francezi do të mungojë 1 muaj e gjysmë, raporton “Sportmediaset”.

Aktivizimet kanë qenë të pakta për Kalulun në këtë sezon. Në total, ai ka luajtur në 8 takime, ndërsa vetëm në një prej tyre e ka nisur si titullar.

Ndërkohë lajme të mira për portierin Majk Manjo, i cili nuk ka asnjë problem në kofshë. Gardiani do të mbahet nën monitorim, por pritet që të jetë nën urdhrat e teknikut për sfidën e radhës.

Klan News