Regjistrohen edhe bisedat për blerjen e votave për Etjon Jokën

Disa filmime të regjistruara me kamera të fshehtë tregojnë se si kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka dhe persona të angazhuar për fushatën e tij flasin për blerjen e votave. Në njerin prej filmimeve kandidati i LSI Etjon Joka është regjistruar duke i dhënë para një personi që i flet për blerjen e votave dhe i premton mbështetje në Tiranë.

Më pas në një filmim tjetër, personi që ka filmuar kandidatin bisedon me një person që mësohet të jetë Edison Babo, edhe ky i angazhuar në blerjen e votave dhe të dy bëjnë llogaritë se sa kushton një votë.

Qytetari: Po mirë kur të mbarojnë kto punët se ne normalisht që ne jena tu bo tan kët punë ëë.. se të dielën nuk është punë e lehtë kjo që do bëjmë ne ë sinqerisht. A do na ndihmojnë naj gja ne e kam fjalën masanej për ndonjë punë, ndonjë gjë se vari lesht o burrë. Mos na mbyllin telefonat. Vari lesht.

Edison Babo: Prandaj është Etjoni. Se një deputet i madh ta mbyll a kupton? Jo mor se mas zgjedhjeve a kupton vazhdon ai shoku jem, po ishalla Zoti shkon mbarë dhe vazhdon ai. 300 ti, 300 mu o plako se s’po them gjo ama kët muj të paktën jap qiranë te shpia.

Qytetari: Se të kena dhënë votën për atë punë o shok.

Edison Babo: Jo mo plako fitove po pagoje.

Qytetari: Se të kena ba punën në radhë të parë o vlla, se na detyrohesh ai është minimumi që na detyrohesh.

Edison Babo: O ti budalla unë nuk jam tu ik diku që se njoh. Jë 300 ose 400 sa të paguaj 2 muaj qiranë. Hë mo? Urime pra, gëzimi i madh, fituam ne. 400, 400, tashi vazhdoni mendoni për punë plako se nga muaji tjetër prap nga 400-500 ju do ju mari.

Qytetari: Atë ditë o burrë, që pagu lekët, na lekët. Kap kë të kapësh.

Edison Babo: Listë pa u ni. Tek jevgjit aty ba namin, anej nga Braka anej nga Treshi nga zona jote, aty te ai Albani. Me kap atë Albanin ditën e diel e me i thon se kush janë familjet në hall, njerëz që as nuk shkojnë me votu. I kap më hyp në makinë. Ja 60-70 mijë lek, a di çdo të thotë 5 minuta të marrësh 60 mijë lek? Po mos boni kot o burrë. Unë e ti që ia dimë vlerën se kemi 1 mijë halle. Janë dy lista të tjera të sakta a kupton? Këto janë 9, 19, 28 edhe ai tjetri që më ka 15 shkon 43. Edhe 100 që ja kam dhënë, 150 pra dhe 100 Iliri, 250. Sa ke marrë ti?

Qytetari: I kam marrë 50 vota besoj përafërsisht. Përveç çfarë i kam thënë, të tjerëve dhe të tjerëve.

Edison Babo: Po pra 50 ja pra…

Qytetari: Po pse thu 1 milion?

Edison Babo: 30 vota o daku. A janë 30 vota me 50 mijë lekë a i bi 1 milion e gjysmë? A i bie aq?

Qytetari: Po.

Edison Babo: Po mos bë pra kot se jan 1 milion e gjys ktu. 1 milion e gjys konvertoi daku. 3 muaj sa të gjej punë sa të formoj qeverinë.

Qytetari: Sa bëhen? 12, 13 diçka e tillë.

Në një regjistrim tjetër kandidati i LSI është filmuar teksa i mëson qytetarit që e filmon si të votojë, pasi i ka dhënë paratë.

Tv Klan