Rrezohet kërkesa për pezullimin e çështjes

Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019. Procesi është ankimuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Në një vendim paraprak gjykata rrezoi kërkesën e përfaqësuesve të qeverisë për të pezulluar shqyrtimin dhe për të verifikuar statusin e Voltana Ademit si kryetare e kësaj shoqate.

Gjykata tha se për këtë çështje do të shprehet në vendimin përfundimtar.

Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e procesit si palë e interesuar.

Tv Klan