Koronavirusi duket se ka gjunjëzuar sistemin shëndetësor shqiptar, duke nisur që nga faza e parë, marrja e tamponëve dhe përgjigja e tyre shumë e vonuar. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi mbrëmjen e sotme se për tamponin e datës 25 Tetor, duhet pritur 10 ditë për të marrë përgjigjen.

Qytetarja: Si kaluat?

OSHKSH: Mirë!

Qytetarja: Interesohem për përgjigjen e tamponit të time motre bashkë me fëmijët.

OSHKSH: E ka bërë në datën 25?

Qytetarja: Po!

OSHKSH: Negative ka dalë përgjigja.

Qytetarja: Negative?

OSHKSH: Po, kurse Exxxx nuk ka dalë akoma në sistem.

Qytetarja: Po si ka mundësi, sepse e kanë bërë në të njëjtën datë të gjithë?

OSHKSH: Ne thjesht hapim skedat e personave, ndërsa përgjigjet i jep ISHP-ja në sistem direkt.

Qytetarja: Ok!

OSHKSH: Në rregull?

Qytetarja: Faleminderit!

Tek ISHP-ja merret një përgjigje, por aty sqarohet se është OSHKSH ajo që duhet t’ua japë përgjigjen qytetarëve.

ISHP: Më thuaj!

Qytetarja: Si jeni? Interesohem për time motër, për përgjigjet. E ka bërë tamponin, që në datën 25 tetor!

ISHP: Hë, hë…!

Qytetarja: Dhe nuk kam marrë përgjigje bashkë më fëmijët.

ISHP: Te mjeke e familjes shkojnë të gjitha përgjigjet.

Qytetarja: Atëherë unë isha te Liceu.

ISHP: Po!

Qytetarja: Dhe më thanë, që duhet të vija këtu.

ISHP: Në momentin, që bën.., të shkojmë atje. Ajo, e sigurtë, që duhet ta ketë atje!

Qytetarja: Po s’e kanë pra!

ISHP: Nuk ka mundësi!

Qytetarja: Atëherë, ato atje kanë, i ka dalur për nipin edhe motrën, vajzës nuk i ka dalë akoma. Plus, që janë edhe kolegët e kunatit, të cilët kanë emrat këtu dhe është problem, sepse duhet të kthehen në punë dhe nuk kthehen dot në punë, nuk kthehen dot në shkollë, pa marrë një përgjigje me shkrim. Po mirë, tani juve mund të kontrolloni tani, përsa i përket mbesës, nëse i ka dalë negative, apo pozitive?

ISHP: Po! Edhe mund ta kërkoj për nder me shoqet. Më thuaj emrin!

Qytetarja: Emrin? Exxxxxx Bxxxxxx!

ISHP: Bxxxxx!

Qytetarja: Po!

ISHP: Që në 25, hë?

Qytetarja: Që në 25 Tetor!

ISHP: Shkruaj emrat këtu të gjithë!

Qytetarja: Po!

ISHP: Se aty s’ka mjek, por do të kthej përgjigje për këtë sekondarin!

Qytetarja: Ok! Urdhëroni! Ndërsa mbesa e ka Exxxxx.

ISHP: E shkruajte?

Qytetarja: Jo, mbesën jo, Exxxxx.

ISHP: Shkruaje!

Qytetarja: Po!

ISHP: (Flet në telefon) O doktor…! Këto s’kanë asnjë emër tjetër, mbiemër? Si janë?

Qytetarja: Jo, jo! Këta janë kolegët e kunatit, që punojnë të gjithë bashkë, por duke qenë se punojnë të gjithë bashkë, nuk po kthehen dot në punë. Se s’kthehet dot as kunati në punë. Më kupton? Kurse kjo është mbesa.

ISHP: Unë Exxxxx do gjej. Këto të tjerat pastaj sikur s’mundem, se ne kemi.., s’japim dot informacion.

Qytetarja: Po kush e jep informacionin, sepse unë?

ISHP: Informacionin e ke poshtë, ta thashë. Unë thashë vetëm për mbesën, që të të ndihmoj, por jo…, megjithatë unë do marr edhe njëherë në telefon atë tjetrën.

Qytetarja: Ok!

ISHP: Do presësh!

Qytetarja: Ok! Faleminderit!

ISHP: Ndërkohë që pres 1000 mostra dhe përgjigjem 1000 veta. Jam…

Qytetarja: Ju kuptoj! Ok! Faleminderit! Po si ka mundësi, që s’japin përgjigje ato atje?

ISHP: S’japin… ne, atje po e ka të detyrueshme të japi përgjigje.

Qytetarja: Po kur nuk u del në sistem atyre?

ISHP: Po nëqoftëse nuk e ka fut në sistem ajo, s’ka si t’i dalë në sistem asaj. Duhet ta fusë ajo në sistem! Atje është gabimi. Se këtë gjë e sjellin gjithë ditën. Ato nuk i fusin siç duket në sistem, kur ne i hedhim në sistem, atyre nuk u del, (OSHKSH) se data 25 më thotë. 25 më the hë…?

Qytetarja: 25 Tetor!

ISHP: E bërë me 100 %, me 100 %!

Qytetarja: Dhe më e çuditshmja është, që dy prej pjesëtarëve, domethënë motrës dhe nipit i ka dalë, mbesës jo.

ISHP: Le t’i futë në sistem ato dhe nuk u …(Nuk kuptohet) është faji i atyre.

Qytetarja: Po kush e bën hedhjen e këtyre në sistem?

ISHP: Ato i hedhin në sistem, ne hedhim përgjigjet në sistem.

Një tjetër qytetareje nuk i gjendet tamponi fare dhe pas 11 ditësh i thonë, që ta përsërisë, se nuk është marrë mirë.

Qytetarja: Ok! kam ardhur dje, për të marrë përgjigjen për testin e Covid për time motër. Unë shkova te informacioni, nga informacioni më çuan te salla e mbledhjes, nga salla e mbledhjes tek zyra, që është këtu.

OSHKSH: Ma thuaj pak emrin të lutem!

Qytetarja: Exxxxxx Bxxxxxx është mbesa!

OSHKSH: Një moment ta shikoj pak! Kur e ka bërë tamponin?

Qytetarja: Që në 25 tetor!

OSHKSH: Po Exxxxx Bxxxxx e Gjergjit, e Gjergjit. Po pra Exxxx Bxxxxx nuk është, më vjen shumë keq.

Qytetarja: Po ku duhet ta marr unë këtë informacion, se këtë nuk po kuptoj? Më sqaroni!

OSHKSH: Do vish pak këtu?

Qytetarja: Tani Exxxxxx Bxxxxxx datëlindja xxxxxxx, është testuar nga doktoreshë Elona Gjergji.

Qytetarja: Ok!

OSHKSH: Dhe përgjigjet, që ka doktoreshë Elona Gjergji, i jep këto që kanë zyra ngjitur.

Qytetarja: Më kanë dërguar te ISHP-ja.

OSHKSH: Po!

Qytetarja: Shkova atje dhe ISHP-ja ma kontrolloi në sistem dhe tha, që Exxxxx Bxxxx rezulton në sistem.

OSHKSH: Po nuk i është hedh përgjigja.

Qytetarja: Nuk e di, pse. Neve përgjigjet i dërgojmë tha tek, këtu te juve domethënë…

OSHKSH: Po pra, por përgjigjet i hedhin ata të ISHP-së dhe ata po bëjnë një lojë të pisët tani, se ata na plasin dhe njerëzit dhe ne zihemi me ju. Detyra jonë është, që të bëjmë regjistrimin tuaj. Përgjigja varet nga ata, jo nga ne!

OSHKSH: Ja Exxxxx Bxxxxx në 25 është bërë tamponi. Është regjistruar në datën 26.10 në orën 11.54 minuta. Më kupton?

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Një berber tregon, se ka 10 ditë, që ka bërë tamponin e nuk ka marrë përgjigje. Ai është shprehur se gjithë këto ditë nuk ka punuar.

Gjithë kjo situatë rrezikon, jo vetëm personat, që i janë nënshtruar tamponit, por edhe gjithë kontakteve të tyre, duke përhapur me shpejtësi koronavirusin në vend.

Qytetarja: Atëherë, interesohem për përgjigjen e tamponit për mbesën. Është  dyta herë, që unë vij këtu. Isha tek Higjiena. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes u ka dalë përgjigja e testit, ndërsa për mbesën Exxx Bxxxx, nuk ka dalë përgjigja.

ISHP: Nuk ka fare përgjigje domethënë!

Qytetarja: Po pra, nuk ka ardhur përgjigja nga juve. Përgjigja vjen nga ISHP-ja, që i shkon atyre atje, apo jo?

ISHP: Po! Neve ja u dërgojmë, se aty ka…, neve atyre ja u dërgojmë. Tani ju doni…, kë doni?

Qytetarja: Exxxxx Bxxxxx vetëm këtë!

ISHP: Me gojë domethënë, jo përgjigje me shkresa.

Qytetarja: Po në qoftë se ju keni mundësi me ma dhënë me shkresë, do ishte akoma më mirë, sepse…

ISHP: Me shkresë, jo!

Qytetarja: Po të paktën ma jepni me gojë, që ta di, se nuk po kthehen as në punë, as në shkollë, ngaqë s’kanë marrë përgjigje.

ISHP: Po i presim!

Qytetarja: A mund ta njoftoni pak shefen, ju lutem?

ISHP: Po tani kanë punë ata.

Qytetari: Këtu duhet të jesh kafshë, që të bësh…

Qytetarja: Jo, po s’është normale tani.

Qytetari: S’është pra, atë i thashë dhe unë.

Qytetarja: Kam kaq kohë, që në datën 25.

Qytetari: Shkoj atje duhet kjo leja e punës tani, shkoj unë atje tha: s’ta jap dot, se thonë i dyshuar, meqë thua i dyshuar, po dal unë kështu. E mendoni ju? Do dal unë do punoj, po e di ti, ça bëhet në qoftë se punoj i thashë unë. A e ke ti idenë, ça bëhet? E ke ti idenë, ça bëhet, në qoftë se unë dal punoj? Unë vetë s’kam shenja, po… Unë bëj namin, unë berber takoj 50 veta në ditë.

ISHP: Goca!

Qytetarja: Po!

ISHP: Më dëgjo mua!

Qytetarja: Më thuaj!

ISHP: Vajta unë edhe tek laboratori dhe lart te… (semalogjiku? nuk kuptohet)

Qytetarja: Po!

ISHP: Ngaqë ju keni marrë të gjithë mostrat e tjera, kanë dalë rezultatet, siç i keni. Kjo mostër kishte dalë mostër acide dhe nuk ishte e saktë si mostër. Më kupton?

Qytetarja: Po!

ISHP: Si përgjigje e asaj, që duhet të dalë. Ti thuash doktoreshës, cila mjeke specialiste ja u ka marrë tamponin, që ta merrnim ne përsipër, ta marrë unë në telefon, t’i them asaj: ik bëni dhe një mostër tjetër, që ta kemi mostrën e saktë, që të japim një rezultat të saktë!

Qytetarja: Në momentin, që për pjesëtarët e tjerë, vjen përgjigja negative, a pozitive, ku di gjë unë, siç ma thanë atje, tani duhet të kishte ardhë edhe për vajzën!

ISHP: Erdhi! Ka dalë bosh aty, se e pamë në sistem, që është bosh, ndërkohë që doktoresha duhet të kishte lajmëruar, të kishte thënë që…!

Qytetarja: Po s’i ka shkuar, pra atyre.

ISHP: Po pra, nuk i ka shkuar.

Qytetarja: Nuk i ka shkuar. Juve nuk e keni dërguar, që të thuhet duhet bërë një tampon i dytë, sepse tani si?

ISHP: Kjo është e gjitha. Unë po të ndihmoj ty, që sesi puna po çalon.

Qytetarja: Jo, ju nuk po më ndihmoni mua në këtë rast. Po unë, ku duhet të drejtohem për të drejtën time? Tani një familje është e mbyllur brenda, nuk dalin në punë, nuk shkojnë në shkollë, sepse një person, një anëtar i familjes, nuk ka marrë ende përgjigje. Ka që në datën 25 Tetor, që është bërë tamponi, që është marrë tamponi./tvklan.al