Katër persona janë arrestuar në Krujë në dy raste të ndryshme gjatë aksioneve të policisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

A.A. 41 vjeç dhe A.Y. 35 vjeç të dy nga Nikëli u vunë në pranga pasi pranë lumit Tërkuzë në këtë fshat kishin mbjellë disa kubikë të vegjël me fara kanabisi.

Në një rast të dytë u arrestuan S.B. 26 vjeç dhe A.B. 18 vjeç të dy nga Rinasi pasi në pronën e tyre kishin kultivuar fara kanabisi. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit, 52-vjeçari me iniciale Xh.K., sepse nuk kishte raportuar për kultivimin e bimëve narkotike në njësinë administrative që ai drejton.

/tvklan.al