Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur këtë të enjte në studion e emision “Opinion” në Tv Klan për Reformën në Drejtësi dhe raportin e opozitës me ndërkombëtarët.

Numri një i opozitës u shpreh Reforma në Drejtësi është esenciale dhe duhet të vijojë të zbatohet, pasi vetëm në këtë mënyrë Shqipëria anëtarësohet në BE. Po ashtu ai ka thënë se PD ka raporte të shkëlqyera me ndërkombëtarët, pasi sipas tij këta të fundit kanë kuptuar kauzat e drejta të opozitës.

Çfarë qëndrimi do mbani për Reformën në Drejtësi?

Reforma në drejtësi është esenciale dhe është e vetmja rrugë drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian.

Çfarë raporti ka PD me ndërkombëtarët?

Raportet tona me ndërkombëtarë janë të shkëlqyera, pasi kanë kuptuar se kauzat tona kanë qenë të drejta./tvklan.al