Këngëtari Erik Lloshi ka menduar ti japë fund beqarisë. Lajmin lidhur me martesën e tij e ka pranuar në emisionin “Familja” në Televizionin Klan. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Turjan Hyska, Eriku tha se vitin e ardhshëm ai do kurorëzojë marrëdhënien e tij me Rominën.

Turjan Hyska:

Ti do martohesh?

 Erik Lloshi:

Po martohem, vitin tjerër.

Turjan Hyska:

Mirë se erdhe në “klub”….do ndërtosh familje. Si ka mundësi që nga jeta e natës, koncerte, vendose të bëhësh familjar?

Erik Lloshi:

Ndoshta e kam nisur si herët këtë punë, që 13 vjeç.

Turjan Hyska:

Do martohesh në Tiranë? E bërë propozimin?

Erik Lloshi:

Po Tiranë, e bëra propozimin me një poezi të bukur./tvklan.al