Në programin “Rudina”, në Tv Klan ditën e sotme ishte e ftuar këngëtarja mjaft e njohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani. Ajo në studio u shpreh se gjithmonë i ka kënduar vajzave dhe djemve tropojanë, pasi edhe vetë është nga Tropoja.

Fatmira Breçani: Unë gjithmonë i kam kënduar vajzës tropojane dhe djemve tropojanë, për arsye se jam vetë tropojanë pikë së pari. Por unë i kam kënduar vajzës tropojane shumë vite më përpara, “Çikë e bukur nga Tropoja”.

Këngëtarja prezantoi në studio edhe projektin e saj më të ri muzikor, që mban titullin “Çik Tropoje”.

Fatmira Breçani: Frymëzimi ishte se ndenja goxha kohë pa nxjerrë këngë të re dhe komunikoj me një zotëri, e kisha ëndërr të ma bëntë një tekst. Ka bërë këngën “Thërret Prizreni more Shkodër” dhe i them që dua që ti të më bësh një tekst se s’bën. Ai direkt më çon një tekst për çikën Tropojane dhe unë me kënaqësi thashë do ta këndoj. Më pëlqeu direkt./tvklan.al